Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, thotë se Kosova nuk mund të përballojë që të japë më shumë se 10 milionë euro në muaj “pensione të pleqërisë” për njerëz të cilët asnjëherë nuk kanë jetuar dhe kontribuuar në Kosovë, por vetëm e kanë një letërnjoftim të vendit tonë.
Abrashi, në një intervistë për “Ekonomia Online”, ka paralajmëruar se Ligji për Skemat Pensionale së shpejti do të ndryshohet dhe plotësohet, duke përcaktuar kritere të reja që kanë të bëjnë me vendbanimin e keqpërdorimeve të pensioneve.
Megjithëse, Abrashi nuk e thotë drejtpërdrejt, ligji pritet të prekë më së shumti serbët, të cilët edhe pse nuk kanë kontribuar asnjëherë në Kosovë, kanë shfrytëzuar lehtësinë e marrjes së një letërnjoftimi të vendit tonë dhe “e vizitojnë Kosovën si turistë një herë në muaj” për të marrë 75 euro.
“Shumë qytetarë të regjionit, në një farë mënyre i kanë siguruar një letërnjoftim të Kosovës dhe marrin prej buxhetit. Ne shohim prej pikave kufitare që çdo muaj vijnë vetëm për t’i marrë pensionet dhe kthehen në vendet e tyre. Këta qytetarë realisht nuk jetojnë në Kosovë dhe nuk kanë prona në Kosovë, por vetëm e marrin pensionin dhe kthehen po atë ditë në vendet e tyre. Kosova po shihet si pension turizëm, ku njerëzit e shohin pensionin si çështje të turizmit, vjen e merr pensionin, kthehet në vendin e vet, pa jetuar dhe kontribuar asnjëherë në Kosovë”.
“Dëmet e buxhetit janë shumë të mëdha, 10 milionë së paku, por realisht janë shumë më shumë se 10 milionë. Dhe thjeshtë ekonomia e Kosovës, ky buxhet, nuk e ka luksin që të japë këtë lloj përkrahjeje për qytetarë të cilët nuk jetojnë në Kosovë”, thekson kreu i MPMS-së.
Abrashi saktëson se pensionet kontributdhënëse nuk do të preken. Dhe, se në asnjë mënyrë ligji nuk është i drejtuar kundër diasporës, sikur është keqinterpretuar, sipas tij, me qëllime dashakeqe.
Në këtë intervistë, ministri i Punës flet edhe për çështjen e pensioneve të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. Ai tregon se deri në fund të muajit mars i kanë pranuar aplikacione të verifikuara, ndërkohë që kur është bërë buxheti fillestar, kishin parashikuar rreth 13 mijë pensionistë veteranë. Tani duhet të sigurohen dhe 15 milionë euro, dhe kjo nxjerr probleme edhe me FMN-në. /EkonomiaOnline/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë