LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet shitja e Latifit nga Skënderbeu

Konfirmohet shitja e Latifit nga Skënderbeu

Super talenti shqiptar, Liridon Latifi e di skuadrën e tij të re.

Liridon latifi nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut dhe këtë e ka konfirmuar vetë lojtari në një intervistë të dhënë për gazeten shqiptare “Sport Ekspres”.


Mesfushori i Skënderbeut është shprehur se e ka gjetur ekipin e ri, por refuzon ta zbulojë atë.

Transferimi i tij do të bëhet pas përfundimit të aventurës së Skënderbeut në Evropë.

Më parë është shkruar në media për interesimin e Genk, Oostende, Grasshopers e Sion, por gjithashtu edhe nga Dinamo e Zagrebit apo klube ruse e Astana në Kazakistan