Lulla ma radiomarrëse
Kjo llullë burrash nga vitet vitet 1960 fsheh një radiomarrëse. Tingulli udhëton nga llulla përmes kockës së nofullës, drejt e tek kanali i veshit.
Një kamera brenda një pakete me cigare
Një film në miniaturë 33mm Tessina mund të futet brenda kësaj pakete cigaresh “Parliament”. Cia zgjodhi një Tessina sepse ishte një prej kamerave më të vogla dhe të qeta në vitet 1960.
Pëllumbi korrier
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, operativët ua lidhnin pëllumbave këto kamera shumë të lehta. Teksa zogu fluturonte mbi shënjestra, ai bënte qindra fotografi. Pamjet ishin me më shumë detaje se ato të avionëve, sepse pëllumbat fluturojnë shumë më poshtë. Fatkeqësisht, fotografitë e pëllumbave janë ende të klasifikuara.
Insektotopteri
Një mikrofon me përmasë rruaze fshihet në kokën e kësaj pilivese të rreme. Duke përdorur një minimotorr, ajo fluturon 650 këmbë brenda 60 sekondave, me telekomandë. Krahu i gjerë i lejonte të ngrihej kollaj në fluturim, por CIA nuk e kontrollonte dot as kur kishte erëra të lehta, 5 milje në orë. Ndonëse CIA asnjëherë nuk e përdori, ajo përfaqëson insektin e parë për survejim në 1970.
Gozhda me materiale spiunësh
Duke qenë se komunikimi mes agjentëve është gjithmonë me rrezik, CIA shpiku këtë mbajtëse shumë të hollë për filma dhe dokumenta, në vitet 1960. Operativët e shtynin gozhdën në tokë në një vend të paramenduar, dhe një tjetër agjent e merrte më vonë, duke eleminuar nevojën për kontakt të drejtpërdrejtë.
Pajisje për të pikasur furacakë
E projektuar për t’u shkrirë me dheun, kjo pajisje e epokës së Luftës së Ftohtë i pikas armiqtë nga 1000 këmbë larg. Sapo ndien një dridhje, një antenë e brendshme transmeton një paralajmërim drejt CIA-s përmes sinjaleve radio.
Një kuti pudri e koduar
Duke e anuar pasqyrën në këndin e duhur, kjo kuti pudre zbulon një kod të fshehtë.
Një busull me lente e ushtrisë amerikane
Ndryshe nga busullat normale, kjo busull me lente ka në pjesën e pasme një lente zmadhuese. Tejet e saktë, ushtria e SHBA e ka përdorur që nga vitet 1950. Ka një kuti alumini, lente zmadhuese si dhe një dritë për natën.
Charlie, peshku robot
Në vitet 1990, CIA krijoi Charlien, për të marrë sinjale nënujorë nga anijet e armikut. Kontrolluar me telekomandë, peshku ka një mikrofon në trup dhe një sistem shtytjeje në bisht.
Turjela e dorës
Duke përdorur këta mjete, agjentët shponin vrima në muret me tulla për të fshehur mikrofonë përgjues në fundin e viteve 1950. Për ta përdorur, ata e mbanin bazën e pajisjes në stomak ndërkohë që me dorë shponin vrimën me turjelë, transmeton bota.al.
Dollari i argjendtë
Mund të duket si një dollar normal i argjendtë, por është mbajtëse që mund të mbajë mesazhe ose filma. Duke qenë se duket se “monedha xhepi”, agjentët mund ta shkëmbenin pa tërhequr vëmendjen.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre