LAJMI I FUNDIT:

Jabllanica e vogël me dëme të mëdha nga era dhe reshjet e borës (Foto)

Jabllanica e vogël me dëme të mëdha nga era dhe reshjet e borës (Foto)

Janë më se 145 ekonomi familjare në fshatin pitoresk Jabllanicë e vogël e Pejës, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga moti i lig i këtyre ditëve.

Serra, kampshtëpiza dhe prona të dëmtuara është bilanci i këtyre ditëve.


Edhe furnizimi me energji elektrike ka pasur ndërprerje me ditë në këto anë.

Një prej të dëmtuarve në këtë rajon është edhe Musa Rexhaj- banor i këtij fshati dhe aktivist shumëvjeçarë.

“Moti e ka bërë të vetën. Rezultati është në dëme të konsiderueshme. Vetëm në familjet tona këtu, që nuk jemi pak, dëme ka mjaft. Serra, kampshtëpiza e të tjera, por edhe energjia elektrike ka pasur defekte. Në shtëpitë tonë nuk kemi pasur rrymë 4 ditë rresht”, thotë Rexhaj.

Rexhaj pret që ndonjë komision komunal për vlerësimin e dëmeve t’i vizitojë së shpejti, meqë ato nuk janë të vogla.

“Deri më tani askush nuk ka dalur nga komisionet komunale që të bëjë vlerësimin e dëmeve. Pra këtu është dëmtuar edhe bereqeti. Unë se kam parë askënd. Shpresojë të vijnë sepse në na duhet mbështetja”, ka thënë Rexhaj për Telegrafin.

Edhe banorë të tjerë të këtij lokaliteti janë dëmtuar nga reshjet e fundit dhe moti i lig.

Ndryshe fshati Jabllanicë e vogël e Pejës, numëron mbi 1200 banorë dhe është një prej fshatrave me natyrën më të bukur dhe tokë pjellore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori