LAJMI I FUNDIT:

Integrimi i Kosovës në BE, nuk është i lehtë

Integrimi i Kosovës në BE, nuk është i lehtë

Bashkimi Evropian nuk importon probleme të pazgjidhura. Nuk është e lehtë të bëheni pjesë anëtare të BE-së dhe se duhet të bëni punët dhe t’i zgjidhni problemet tuaja. Kështu ka deklaruar ministri për punë dhe çështje evropiane i Danimarkës, Nicolai Wammen, pas takimit me Ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.

Nicolai Wammen, i cili në Kosovë ishte në cilësinë përfaqësuesit të vendit që kryeson BE-në, pohoi se Kosova është pjesë e familjes evropiane dhe se ata do të bëjnë pjesën e tyre, për promovimin e integrimit evropian të Kosovës. Ai pohoi se janë bërë hapa të rëndësishëm, mirëpo ende mbetet shumë punë për t’u bërë, raporton Kosovapress.

Mirëpo, kruciale, sipas Wammen, është që Kosova të mbetet e përkushtuar, që të bëjë reformat e patjetërsueshme, si në sundimin e ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe luftës kundër krimit të organizuar.


Sipas tij, liberalizimi i vizave, është një çështje shumë me rëndësi për Kosovën dhe shpreson se shumë shpejtë do të arrihet një zgjidhje në këtë drejtim.

Diplomati danez po ashtu pohoi se është e rëndësishme, të ketë një marrëdhënie të vazhdueshme mes Kosovës dhe BE-së.

“Ne nuk importojmë probleme të pazgjidhura në BE. Nuk është e lehtë të bëheni pjesë anëtare të BE-së. Duhet të bëni punët tuaja dhe t’i zgjidhni problemet tuaja. Për këtë arsye është shumë i rëndësishëm një dialog konstruktiv drejtë normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, të vazhdojë. Ky është një mesazh, të cilin po ia dërgojmë Kosovës dhe Serbisë”, th Wammen, po ashtu, tha se Serbia nuk është e kushtëzuar ta njoh Kosovën për t’u integruar në BE.

Ndërsa, duke komentuar kritikat e kreut te ekzekutivit të Kosovës lidhur me qasjen e BE-së ndaj Kosovës, Wammen ka thënë se “BE nuk luan lojëra me Kosovën dhe besojë që edhe Kosova nuk luan lojëra me BE-në. Këto janë çështje që duhet të zgjidhen dhe jemi duke punuar në këtë drejtim. Besoj se nga ana e BE-së kemi treguar se ne jemi përgatitur të marrim hapa të rëndësishëm në bashkëpunim të afërt me Kosovën dhe qeverinë e Kosovës. Nuk është çështja e njohjes për anëtarësim të Serbisë në BE. Esenciale për Serbinë dhe Kosovën, mbetet normalizimi i marrëdhënieve të tyre”, tha ai.

Ndërsa Ministrja e Integrimeve, Vora Çitaku, pohoi se perspektiva evropiane e Kosovës, nuk ka alternativë dhe se Kosova as nuk kërkon dhe as nuk do të ardhme tjetër, përveç integrimit në strukturat e BE-së. Ky, sipas saj, është një proces të cilin më shumë se BE-së, ia kanë borxh qytetarëve të këtij vendi.

Ajo theksoi se Kosova është në rrugë të mbarë dhe ka nevojë për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në dhe se njëanshmëria e veprimit të BE-së, duhet të marrë fund.

“Normalisht që si shtet i ri kemi sfida të shumta. Kosova ende ka shumë punë për të bërë. Megjithatë, Kosova është në rrugë të mbarë. Ne njëanshëm para katër vitesh pothuajse kemi filluar ta adaptojmë agjendën dhe legjislacionin tonë me atë evropian. Dhe ka shumë kohë që kemi miratuar njëanshëm udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Mirëpo, kjo njëanshmëri e veprimit vizavi të BE-së, duhet të marrë fund. Kosova ka nevojë për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në. Ne jemi vendi i vetëm në Evropë që nuk ka marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe jemi vendi i vetëm në Ballkanin perëndimor, qytetarët e së cilës kanë nevojë për viza për të udhëtuar në vendet e BE-së”, tha Çitaku.

Çitaku më tej pohoi se Kosova nuk po kërkon status të privilegjuar e as proces të përshpejtuar. Ajo çfarë Kosova kërkon, sipas saj, është tretmani i barabartë me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori