LAJMI I FUNDIT:

Imami Kalaja flet për lidhjet që ka me futbollistët dhe këshillat që ua jep

Imami Kalaja flet për lidhjet që ka me futbollistët dhe këshillat që ua jep

Ndoshta kudo do t’i ketë bërë përshtypje, fotografitë nëpër rrjete sociale të disa prej futbollistëve të kombëtares, por edhe kampionatit vendas, teksa shprehin me gjeste hapur besimin e tyre, në shumicë myslimane.

Imami i xhamisë “Dine Hoxha”, apo siç njihet më së shumti, xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmet Kalaja, gjithmonë është personi që i shoqëron këta futbollist në faljet e tyre, por me sa duket edhe në momente të tjera private.


Në rrëfimin e tij për rubrikën “Exclusiv” në Top Channel, imami Kalaja foli gjatë për lidhjet me futbollistët.

“I kam njohur për shkak të pozitës time si imam i kësaj xhamie, ku shumë futbollistë vijnë të falen. Kemi krijuar shumë miqësi me ta, janë djem të kompletuar nga ana intelektuale, fizike dhe atyre i ka mbetur tashmë përmbushja shpirtërore që me sa duket e kanë gjetur tek feja, tek besimi në Zot,” – thotë Imami Kalaja.

Këtë gjë e konfirmon edhe lojtari i përfaqësueses Jahmir Hyka:

“Kam filluar të vij në xhami që në moshën 13-vjeçare dhe ndihem shumë mirë me besimin që kam dhe nuk e fsheh asnjëherë ta shfaq dhe nuk do ta bëja kurrë.”

Me të njëjtën krenari e shpreh edhe mbrojtësi i kombëtares Mërgim Mavraj:

“Mua nuk më pengon aspak feja ime, përkundrazi e kam për krenari dhe vëllezërit e motrat e mi më kanë përkrahur e mbështetur, pavarësisht nëse kanë qenë mysliman apo jo”.

Ndërkohë që jo rrallë herë kanë pasur ndikim të zhurmshëm shfaqet në publik të gjesteve të besimit të lojtarëve, apo vendimet e tyre. I tillë ishte momenti kur pikërisht, lojtari i kombëtares Mërgim Mavraj, refuzoi fanellën e stërvitjes me reklamë një pije alkoolike, apo vendimi për të mos agjëruar gjatë muajit të Ramazanit që përkoi me periudhën e pjesëmarrjes sonë në Evropian.

“Edhe pse lojtaret donin te agjëronin duke u shprehur se ndihen më mirë agjerueshëm, i këshillova të mos e bënin sepse nëse do të ndodhte diçka do ia vinin fajin agjërimit. Kjo gjë ndodh me mediat tona, kryesisht ato kosovare të cilat shpesh janë marrë me këto ngjarje duke i vënë në diskutim edhe besimin,” – shton imami Kalaja që theksoi se djemtë e Kombëtares, por edhe të klubeve të ndryshme janë të qartë për ekstremizmin.

“Shpesh herë media keq informon me gjërat që publikon, për çdo shpërthim thonë ja myslimanët, por e vërteta është krejt ndryshe. Ne, feja jonë na mëson shumë se si të sillemi me njerëzit, jo vetëm ata që njohim dhe jo vetëm ata të fesë tonë por edhe të feve të tjera që ti respektojmë,” – shton zëvendës kapiteni i Tiranës, Gentian Muça.

“Këta janë djem të lexuar dhe e kanë bërë prej kohësh dallimin mes islamit real dhe atij të ashtuquajtur radikal. Të jesh mysliman i mirë do të thotë të respektosh të tjerët e të sillesh mirë në shoqëri e familje. Djemtë nuk kanë pasur asnjëherë paqartësi të tilla, atë për të cilën ata interesohen janë rastet për bamirësi. Pyesin shpesh nëse ka familje apo fëmijë që të mund t’i ndihmojnë, janë kontribuues të rregullt,” – përfundon Kalaja.

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori