LAJMI I FUNDIT:

Humbni peshë shumë shpejt me këtë teknikë japoneze të frymëmarrjes (Video)

Humbni peshë shumë shpejt me këtë teknikë japoneze të frymëmarrjes (Video)

Miki Ryosuke, aktor japonez, së fundmi ka zbuluar një metodë natyrale e cila e ka ndihmuar atë të humb peshë. Pasi kishte përjetuar dhimbje shpine, doktori i kishte rekomanduar atij të performonte një ushtrim të caktuar çdo ditë, që, sipas doktorit, do t’i ndihmonte ta lehtësonte dhimbjen.

Megjithatë, pasi Miki e kishte performuar këtë ushtrim për disa javë, ai kishte humbur rreth 13 kg. Kësaj teknike, ai i referohet si “dieta me frymëmarrje të thellë”.


Kjo teknikë parasheh të merrni frymë thellë për tre sekonda, pastaj ta lironi frymën fuqishëm për shtatë sekonda.

Por, a funksionon vërtetë kjo metodë?

Marcele Pick, doktoreshë e njohur, ka shpjeguar pikëpamjen e saj rreth kësaj teknike, ku tregon se edhe pse nuk mund të shërbejë si zëvendësim i ushtrimeve fizike, prapëseprapë është hap i parë i mirë për gratë që veçse kanë filluar të kenë një plan për stërvitje.

Frymëmarrja e thellë e furnizon trupin me oksigjen, ndërsa oksigjeni i absorbon vlerat ushqyese dhe ndihmon në heqjen e toksinave të trupit – gjë e cila mund të shpijë në humbje të peshës.

Si ta performoni këtë ushtrim?

Shikojeni videon e mëposhtme dhe performojeni ushtrimin çdo ditë nga 2-10 minuta. Ushtrimi ia mundëson trupit tuaj të përdorë më shumë oksigjen për të djegur dhjamin, e gjithashtu i forcon muskujt dhe e shpejton metabolizmin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori