LAJMI I FUNDIT:

HTC debuton me Desire P

HTC debuton me Desire P

Edhe pse HTC One është prezantuar zyrtarisht, së paku në disa vende të botës, prodhuesi tajvanez i telefonave, HTC nuk e ka lënë anash edhe segmentin mesatar të tregut, për të cilët ka prezantuar modelin Desire P.

Modeli i ri i telefonit, HTC Desire P ka debutuar në faqen zyrtare të kompanisë, dhe me sa duket, fillimisht është në dispozicion vetëm përmes operatorit mobil të këtij vendi, Chungwha.

Kompania nuk ka dhënë detaje për lansimin ndërkombëtar të këtij modeli, mirëpo ajo që deri më tani është bërë e ditur është se Desire P do të vijë me kamerë prej 8MP.


Ndër të tjera, Desire P do të vijë edhe me 4GB memorie të brendshme, e cila natyrisht se mund të zgjerohet me mikro SD kartelë, procesor dual core me 1GHz, dhe version të ri të sistemit operativ Android, edhe pse nuk është specifikuar se cili version do të jetë. /Telegrafi /