LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Para ligjit, të gjithë të barabartë

Hoxha: Para ligjit, të gjithë të barabartë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë të martën se ministria që ajo drejton ka ndërmarrë një varg veprimesh që i kontribuojnë fuqizimit të sundimit të ligjit dhe se është e përkushtuar në avancimin e legjislacionit në rritjen e efikasitetit, si dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Ajo gjatë një vizite që i bëri Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, u prit nga rektori Shaban Buza, dekanët dhe studentët e këtij universiteti, me ç ‘rast theksoi se është e angazhuar maksimalisht për fuqizimin e sundimit të ligjit, si prioriteti thelbësor i shtetit tonë dhe proceseve euro-integruese.


“Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë një varg veprimesh që i kontribuojnë fuqizimit të sundimit të ligjit. Jo vetëm me rishikimin funksional të sistemit të sundimit të ligjit, por edhe ndryshimet dhe hartimin e ligjeve që luftojnë krimin e organizuar, konfliktin e interesit, çrrënjosjen e korrupsionit dhe fuqizimin e gjyqësorit”, ka thënë Hoxha.

Duke përkujtuar rolin e madh të studentëve në shoqëri, ministrja Hoxha u ka bërë thirrje atyre që të reagojnë në raste kur nuk respektohet ligji, duke theksuar se për barazinë para ligjit dhe të drejtat të barabarta në trashëgimi duhet bërë më shumë për sensibilizimin e kësaj çështje e cila fuqizon gruan dhe familje.

Ndërsa rektori Shaban Buza, ka falënderuar ministren Hoxha për vizitën dhe bashkëbisedimin duke theksuar se sundimi i ligjit është prioritet edhe i këtij institucioni superior dhe akademik, duke theksuar se ndihet krenare që shtatëdhjetepesë për qind e studentëve janë femra.

Në bashkëbisedim me studentët, ministrja Hoxha theksoi se është e përkushtuar në avancimin e legjislacionit në rritjen e efikasitetit, si dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Ajo, po ashtu, u përgjigj në pyetjet e studentëve rreth çështjeve të sundimit të ligjit dhe sfidat e drejtësisë së vendit tonë, Ligji për Trashëgiminë dhe promovimin e të drejtave të barabarta para ligjit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori