Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të premten në Obiliq, se kjo komunë do të lidhet me sistemin e ngrohjes qendrore nëpërmes sistemit të kogjenerimit, ndërsa për familjet kosovare do të krijohet Fondi për dhënien e kredive me kamata të ulëta për projekte të banimit që kanë për qëllim efiçiencën e energjisë.
“Projekti energjetik do të jetë një nga projektet e para që do të merret nga Qeveria e ardhshme. Ne do të krijojmë fondin që të gjitha familjet kosovare do të mund të marrin kredi me kamata të ulëta për të ndërmarrë masat e efiçiencës së energjisë”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se nëpërmes efiçiencës së energjisë, përveç zbatimit të standardeve mjedisore ndërkombëtare, ne do të ulim shpenzimet e familjeve kosovare dhe to të përmirësojmë kualitetin e jetës së tyre.
Hoti ka thënë se qëllimi i Qeverisë së re është stabilizimi i furnizimit me energji duke u bazuar në prodhimin vendor, ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese me një kujdes të shtuar ndaj mjedisit, konform standardeve ndërkombëtare.
Kandidati i LDK-AKR-Alternativa për kryeministër ka thënë se nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e termocentralit “Kosovës së Re”, do të krijojë vende pune dhe do ta stabilizojë furnizimin me energji, do të pavarësoj sistemin tonë energjetik dhe do të eliminojë nevojat për import të energjisë.
Sa i përket komunës së Obiliqit, Hoti është zotuar se do të reduktohen ndotjet në maksimum, ndërsa Obiliqin do ta lidhet me sistemin e ngrohjes qendrore nëpërmes sistemit të kogjenerimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë