LAJMI I FUNDIT:

Honda me fjalë emocionuese lajmëron largimin nga Milani

Honda me fjalë emocionuese lajmëron largimin nga Milani

Keisuke Honda ka konfirmuar largimin nga Milani pas këtij sezoni, por shpreson të shihen së shpejti përsëri.

Reprezentuesi japonez ka kaluar tre vjet e gjysmë në San Siro, por ka bërë vetëm shtatë paraqitje këtë sezon të Serie A.


Megjithatë, 30-vjeçari ka shënuar dje kundër Bolognas një supergol nga goditja e dënimit dhe duket se kjo mund të jetë dhurata e tij e ndarjes.

Deulofeu dhe Honda shënojnë super gola për Milanin (Video)
Lexo po ashtu Deulofeu dhe Honda shënojnë super gola për Milanin (Video)

Ndarjen e tij me Milanin e ka zyrtarizuar vetëm japonezi që i falënderon tifozët e klubit dhe shpreson të shihen përsëri.

“Tifozët e mi të dashur, faleminderit”, shkroi fillimisht Honda në një mesazh të botuar nga Kyodo News, përcjell Telegrafi.

“Këto tri vite e gjysmë kanë qenë vite sfiduese, por për shkak të kësaj unë jam rritur si person”.

Honda nuk i shpëton dot largimit, afër transferimi në MLS
Lexo po ashtu Honda nuk i shpëton dot largimit, afër transferimi në MLS

“Unë do të largohem nga Milani pas këtij sezoni, por shpresoj të shihemi përsëri. Ndoshta atëherë unë nuk do të jem më një lojtar, kush e di se si do ta shohim njëri-tjetrin përsëri?”.

“Do të vazhdoj të punoj shumë çdo ditë për të arritur objektivat e mia. Forza Milan!”, përfundoi mesfushori japonez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori