LAJMI I FUNDIT:

Grabitet vrasësi me pagesë i Pablo Escobar

Grabitet vrasësi me pagesë i Pablo Escobar

Një njeri që ka punuar si vrasës me pagesë i bosit të drogës Pablo Escobar, thotë se është grabitur në qytetin e dytë më të madh të Kolumbisë, Medellin.

Jhon Jairo Velasquez, i njohur si Popeye, tha se dy burra në motoçikleta e kishin ndjekur derisa ai po udhëtonte me veturën e tij, shkruan BBC.


Sipas tij, ata nën kërcënimin e armës, ia kanë vjedhur syzet e një marke të njohur, dy rrathë ari dhe një telefon celular.

Velasquez u lirua në vitin 2014 pasi kaloi 22 vjet në burg për vrasje. /kp/