LAJMI I FUNDIT:

Gjermania kandidate për Euro 2024

Gjermania kandidate për Euro 2024

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, ka shfrytëzuar prezantimin e logos së Euro 2020 për qytetin e Munichut që të deklaronte gatishmërinë e Gjermanisë për të pritur një tjetër aktivitet madhor pas “përrallës verore” të vitit 2006.

“Euro 2024 është një plan-objektiv i Federatës Gjermane”, tha ai gjatë prezantimit në të cilin ishte i pranishëm edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin. Ky i fundit, nuk ngurroi të cilësonte stadiumin “Allianz Arena” si impiantin më të bukur në botë.


“Nuk është një deklaratë politike”, tha slloveni 49-vjeçar duke shtuar “E them këtë me sinqeritet të plotë”.

Stadiumi i Bayern Munichut do të presë katër ndeshje në Euro 2020, tre takime të fazës në grupe dhe një çerekfinale, sipas projektit të hartuar nga UEFA për aktivitetin që ndahet në 13 vende të ndryshme të kontinentit.

“Nuk mendoj se mund të ketë aplikantë të tjerë për vitin 2024. Kush mund të përshtatet më mirë me një turne me 24 skuadra se sa Gjermania”, deklaroi Grindel në fund të ceremonisë. Të gjithë vendet që duan të aplikojnë për zhvillimin e Euro 2024 duhet të dorëzojnë kandidaturën para fundit të marsit 2017.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori