LAJMI I FUNDIT:

Fillon ”Garage Sale”, rrëmujë blerësish në Ramstore Mall (Foto)

Fillon ”Garage Sale”, rrëmujë blerësish në Ramstore Mall (Foto)

Edhe këtë vit, për të shtatën herë radhazi në Ramstore Mall organizohet ”Garage Sale”, ngjarje kjo që garanton zbritje të çmimeve deri në 70% për të gjithë asortimanin e shitoreve në këtë qendër tregtare.

Nëse temperaturat nuk uleshin, Ramstore ka ulur çmimet.

Ky organizim ka filluar dje (17 gusht) dhe do të vazhdojë deri më 23 gusht.

Bëhuni pjesë e aksionit ”Garage Sale” dhe përfitoni lirim çmimesh prej 70%. Nuk ka asgjë më të mirë se çmime të zbritura në temperatura të ngritura.

Bëhuni gati për sezonën që vjen me ndryshimin e garderobës. Këtu mund t’i gjeni të gjitha artikujt që janë me zbritje

Përndryshe, dje në Ramstore mall, në ditën e dytë ka pasur rrëmujë blerësish nëpër dyqanet e Ramstore Mall.