Vaji i kokosit përdoret për shumëçka ditët e sotme, duke filluar nga koka e deri te këmbët. Por a është në të vërtetë zgjedhje e shëndetshme apo vetëm një trend kalimtar?
Pas një hulumtimi shqyrtues mbi vajin e kokosit i cili e paraqet atë si yndyrë të dëmshme, mediat në mbarë botën, përfshirë ScienceAlert,kanë publikuar artikuj nga Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA). AHA publikoi deklaratat e saj në revistën Circulation, kryesisht duke përsëritur konkludimet e vjetra sipas të cilave yndyrat e ngopura si ato të vajit të kokosit shkaktojnë sëmundje të zemrës. Dhe sigurisht, pa shikuar përtej njoftimit për shtyp, mediat ishin të shpejta për ta transmetuar.
Vaji natyral i kokosit është i përbërë nga 90 për qind yndyrë të llojit të ngopur (gjalpi psh. përmban një ngopje prej 64 për qind), por lloji i yndyrës së ngopur ka rëndësi po aq sa shuma. Rreth gjysma e yndyrës së ngopur të vajit të kokosit të virgjër është acidi laurik, një triglicerid i mesëm-zinxhir që rezulton të ketë një numër të përbërësve që promovojnë shëndetin, duke përfshirë aftësinë për të përmirësuar nivelet e kolesterolit të mirë “HDL”.
Shumica e hulumtimeve deri më tani janë studime afatshkurta për të shqyrtuar efektin e tij në nivelet e kolesterolit. Ne vërtet nuk e dimë se si vaji i kokosit ndikon në sëmundjen e zemrës “, shkroi Walter C. Willett, M.D., kryetar i Departamentit të Ushqimit në Shkollën e Harvardit për Shëndetin Publik.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë