LAJMI I FUNDIT:

Enrique në konferencë për shtyp: El Clasico si finale

Enrique në konferencë për shtyp: El Clasico si finale

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka deklaruar se ndeshja ndaj Real Madridit të dielën për ekipin e tij është më e rëndësishmja e sezonit.

Enrique ju adresua gazetarëve në Barcelonë para nisjes për në Madrid, për duelin që zhvillohet të dielën nga ora 20:45.


Dhe, për teknikun katalanas dueli është më i rëndësishmi i sezonit, madje ai e cilëson ndeshjen ndaj Realit si një finale.

“Ne duhet të jemi besnik ndaj stilit tonë dhe të jemi shumë efektiv ndaj Real Madridit”.

“Nuk ka vend më të mirë se Santiago Bernabeu që Barca të fitojë”, theksoi Enrique.

Gjithçka rreth EL CLASICOS
Lexo po ashtu Gjithçka rreth EL CLASICOS

Ai më tej shtoi se ndeshja është vendimtare dhe që mund ta mbyllë këtë sezon të La Ligas, apo ta mbajë të hapur luftën për titull.

“Është ndeshje vendimtare që mund ta përfundojë kampionatin ose ta lë derën e hapur. Është një finale për ne”, përfundoi tekniku katalanas.

Barcelona ka tri pikë më pak se Real Madridi në tabelën e La Ligas, por Los Blancos kanë një ndeshje më pak.

Nëse Barca fiton, do të dalë në vendin e parë për shkak të bilancit më të mirë në duelet direkte ndaj mbretërve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori