LAJMI I FUNDIT:

Dukagjin Pupovci, Arta Shehu Zaimi dhe Burim Seferi folës në edicionin e shtatë të BarCamp Peja

Dukagjin Pupovci, Arta Shehu Zaimi dhe Burim Seferi folës në edicionin e shtatë të BarCamp Peja

Anibar, përkrahur nga IPKO Foundation sjellë BarCamp në qytetin e bukur të Pejës për herën e shtatë! Edicioni i shtatë mbahet të shtunën më 27 Maj, në ora 17:00 në Kinema Jusuf Gërvalla!

BarCamp Peja #edicioni7 fton komunitetin në temën “Post-Matura”. Edicioni i shtatë i BarCamp Peja “Post-Maturant’’ do të mirëpret tre folës të cilët do të ndajnë dijenitë dhe përvojat e tyre për të treguar mbi rëndësinë e edukimit. Ata do të prezentojnë opsione të ndryshme të mundësive për edukim të lartë që fillon pas diplomimit nga shkolla e mesme.


BarCamp Peja është një ngjarje joformale që në mes tjerash i jep shumë rëndësi debatit interaktiv ndërmjet folësit dhe pjesëmarrësve. BarCamp-et kanë për qëllim t’i motivojnë pjesëmarrësit që të marrin pjesë në një epokë të re të lidershipit dhe të nisin ndryshime pozitive në shoqëri. Me integrimin e biznesit, teknologjisë dhe arsimit në një vend, këto ngjarje joformale ofrojnë vendin ideal për ndarje të ideve, zgjerim dhe krijim të lidhjeve të reja shoqërore.
Për këtë edicion, BarCamp Peja sjellë tek ju tre folësa që vijnë nga prapavija të ndryshme, me eksperienca të ndryshme jetësore dhe kanë shumë për të ndarë me ne!

– Arta Shehu Zaimi, bashkë-themeluese dhe drejtoreshë e jCoders Academy. Misioni i jCoder është ndërtimi i kulturës së kreativitetit dhe inovacionit tek gjeneratat tona të reja nga mosha 8, duke iu ofruar mundësinë për të mësuar teknologjinë.
“Akademia JCoders funksionon tash e 2 vite, në 4 qendra tek të cilat kemi më shumë se 500 studentë aktiv. Personalisht unë kam më shumë se 8 vite eksperiencë në fushën e IT dhe më shumë se 4 në fushën e edukimit. Unë do të jem një nga folëset në edicionin e 7-të të BarCamp Peja dhe shpresoj që storia ime do t’iu inspiroj ju.” – Arta Shehu Zaimi

–Dukagjin Pupovci, është ekspert i arsimit dhe drejtor i Qendrës për Arsim të Kosovës, OJQ e mirënjohur me seli në Prishtinë. Eshtë doktoruar për matematikë në Universitetin e Prishtinës dhe ka më shumë se 30 vjet përvojë të mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

– Burim Seferi, gjatë 8 viteve të përfshirjes profesionale në Qendrën e Këshillimit Amerikan, Z. Seferi ka pasur përvoja të bujshme në këshillimin e studentëve që kanë aplikuar në universitetet amerikane. Ai është i lidhur ngushtë me programin e quajtur Klubi i Përgatitjeve Universitare, ku studentët takohen përgjatë vitit dhe marrin pjesë në shumë aktivitete. Klubi i Përgatitjeve Universitare (KPU) në Qendrën e Këshillimit Amerikan, Edukimi ShBA Kosovë, është një program këshillues i cili punon me nxënës të shkollave të mesme të Kosovës që dëshirojnë të studiojnë në ShBA. Për të cilat Burimi do të flas më shumë në prezantimin e tij në BarCamp Peja.

Përcjellni ngjarjen përmes faqes së FB-së (BarCamp Peja) ose në Twitter me hashtag #BCPeja #edicioni7!
Barcamp Peja mbështetet nga IPKO Foundation.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori