LAJMI I FUNDIT:

DJ i famshëm italian zgjedh të kryej vetëvrasje përmes asistimit mjekëve

DJ i famshëm italian zgjedh të kryej vetëvrasje përmes asistimit mjekëve

Ka shkaktuar një debat të madh mediatik e politik në Itali zgjedhja e rrugës së eutanazizë (vetëvrasje e asistuar nga mjekët) i Dj të suksesshëm Fabiano Antoniani 39 vjeç nga qyteti i Milanos.

Dj italian me ndihmën e një organizate joqeveritare ka zgjedhur të udhëtojë drejt Zvicrës për të praktikuar eutanazinë dhe paraditen e sotme ka ndërruar jetë.


Për shkak të një aksidenti rrugor, në qershor të 2014, Fabiano Antoniani kishte mbetur i verbër e tetrapelgjik.

Për tre vjet rresht e pas shumë tentativash me terapi të pasuksesshme rehabilituese, Dj italian jetonte i paralizuar në shtrat, i ndihmuar për të marrë frymë e për t’u ushqyer me anë të aparateve mjekësore.

Fabiano Antoniani, i ndihmuar nga e fejuara e tij i kishte shkruar letër Parlamentit italian e së fundmi dhe vetë Presidentit të Republikës Sergio Mattarella që ta lejonin të vdiste.

Në Itali është i ndaluar praktikimi i eutanazisë e me kërkesën e mjaft shoqatave e organizatave qeveritare 6 dekrete ligjesh janë prezantuar në Parlamentin italian, por ende janë të bllokuar në Komisionet Parlamentare.

Në llogaritë e rrjeteve sociale, Dj Fabiano me anë të së fejuarës së tij shprehej se ” Jam i bllokuar në shtrat, nuk shoh, nuk lëviz, ndjehem si në kafaz. Dua të vdes e t’i jap fund këtij ferri dhimbjesh, dhimbjesh e dhimbjesh.”

Me ndihmën e shoqatës ‘Luca Coscioni’, me seli në Romë, e cila promovon të drejtën e zgjedhjes së jetës për personat me sëmundje të pakurueshme si dhe të drejtën e aplikimit të testamentit biologjik, Dj italian ka udhëtuar dje drejt Zvicrës duke realizuar dëshirën e tij për t’i dhënë fund jetës, shkruan Ora News.

Italiani 39-vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme në Zvicër duke realizuar dëshirën e tij.

Një debat të tillë mediatik ka shkaktuar rreth 10 vite më parë në Itali dhe rasti i gazetarit Piergiorgo Welby i cili vuante nga distrofia muskulare, e që zgjodhi rrugën eutanazisë.

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Publikon pamjet - ministri Çeku tregon se si do të duket Teatri i ri Kombëtar

Magazina
Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori