LAJMI I FUNDIT:

Dikush kërkon “dua” për Shefqet Krasniqin, dikush e quan “dijetar i Ballkanit”

Dikush kërkon “dua” për Shefqet Krasniqin, dikush e quan “dijetar i Ballkanit”

Ngritja e aktakuzës ndaj imamit Shefqet Krasniqi ka nxitur reagime tek disa nga predikuesit e fesë islame.

Imami i xhamisë së fshatit Busavatë të Kamenicës, Mervan N. Kqiku, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që për Shefqet Krasniqin të bëhet një dua ma shumë, shkruan Telegrafi.


“O vllazni sikur te bejm dua mashum ne keto momente per rastin e Doktor Shefqetit do ti ndihmonim ma shume,s e me shperndarje ne FB kurgja nuk i ndihmojm.” (sic.), ka shkruar imami Kqiku.

Edhe kryetari i Partisë ‘Fjala’ e ka madhëruar figurën e Shefqet Krasniqit duke e qujatur “dijetar të Ballkanit’ derisa është shprehur i bindur në pafajësinë e tij. Thotë se pushteti po e bën kurban.

Shkrimi i plotë i Kelmendit në Facebook:

“Prof.dr.Shefqet Krasniqi,
Dijetar i Ballkanit,

Luftëtar për lirinë e vatanit,

Aktakuza e ngritur ndaj teje, padyshim që ka prekur zemrat dhe ndjenjat e shumë besimtarëve musliman në gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë. Të gjithë ne që të njohim, jemi thellësisht të bindur në pafajësinë tënde.

Ti je ai që iu përgjigje vatanit në kohët më të vështira, ndërpreve studimet dhe erdhe nga Medina dhe ju bashkove luftëtarëve të lirisë në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ti je ai që me diturinë tënde të gjërë, nuk ngurove asnjë moment ta mësosh dhe këshillosh popullin tonë në përgjithësi dhe rininë tonë në veçanti.

Ti je ai që përfaqëson shqiptarët me dinjitet në ligën botërore të dijetarëve islam.

Ti je ai që edhe fëmija dhe plaku me pasion të dëgjon.

Studentët me dituri i furnizon.

Ti je ai që sot në këtë situatë që vendi po kalon, pushteti kurban po të bën.

Ti i duhesh kësaj situate kur po dëshirojnë një pjesë të tokës së Kosovës, Malit të Zi të ia dhurojnë.

Por, edhe ti edhe ne, të gjithë e dijmë kush është Prof.dr.Shefqet Krasniqi.

Ti je ai që ndër të parët kërkove që rinia jonë të mos shkoj në luftëra të huaja (Siri dhe Irak), ku për këtë çështje edhe u kërcënove nga ata që sot po luftojnë atje.

Historia na ka treguar se shumë burra të mëdhenj dhe kolos të diturisë, janë akuzuar, arrestuar dhe përsekutuar.

Tash kjo edhe me ty sot po ndodh, por këta po harrojnë se duke të akuzuar, vetëm e vetëm të kanë forcuar dhe një histori janë duke e shkruar.

Emri yt dhe vepra jote, janë duke lënë gjurmë të pashlyera në historinë e popullit tonë.
ZOTI durim dhe urtësi të dhuroftë.

Ta dëshmosh pafajësinë dhe të shpallesh i pafajshëm ta mundësoftë. Gëzim Kelmendi”,( sic.), ka shkruar Krasniqi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit Sh.K., për veprat penale “shtytja për kryerjen e veprave terroriste”,”Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” si dhe “shmangia nga tatimi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori