LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodhë në MPB-në e Maqedonisë? (Video)

Çfarë ndodhë në MPB-në e Maqedonisë? (Video)

Hyrja e PSP-së në DSK nxorri në sipërfaqe se si funksionon MPB me ministër dhe zëvendësministër të dy proveniencave politike. Analisti politik Alajdin Demiri thekson se tensionet dhe përplasjet që po ndodhin në MPB krijojnë përshtypjen se brenda një institucioni funksionojnë dy institucione, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi përshtypje se kemi dy ministri, kemi përshtypje se kemi dy shtete, fitohet përshtypje se kemi dy institucione të cilët duhet të kryejnë të njëjtën punë. Mirëpo epilogu është se ministria e strukturuar, ajo e mëparshme e VMRO – DPMNE-së, është ajo e cila i kryen të gjitha këto punë, dhe përshtypjen e demokratizimit e luan në mënyrë jashtëzakonisht të suksesshme”, tha për Tv21, Alajdin Demiri.


Sipas tij, paradoksi qëndron aty se si ka lejuar ministri nga radhët e LSDM-së me kompetenca të kufizuara të futet në këtë lojë, në të cilën sipas Demirit, ministri Spasovski çdoherë del humbës.

Profesori universitar Mersel Bilalli thekson se në situatën e fundit në MPB bëhet fjalë për partizim dhe siç thotë privatizim të një institucioni.

“Vijmë në konstatim se bëhet fjalë, bile jo edhe për partizim të institucioneve, por personalizim apo privatizim të një grupi, që thirret në emër partiak dhe i cili në mungesë, apo në eliminim të ligjit vjen në shprehje dëshira personale e individit. Pra kjo është gjendje kaotike, dhe është një kombinim mes kaosit juridik dhe autokracisë dhe si e tillë nuk besoj se gjatë kohë mund të zgjasë”, thotë Bilalli.

Ndërsa për analistin Aleksandar Dashtevski, faji lidhur situatën e fundit brenda MPB qëndron tek PSP.

“Mendoj që këto probleme u paraqitën në MPB për shkak se PPS shkoi aty pa paralajmëruar zëvendës ministrat dhe drejtorin e byrosë për siguri publike, ndërsa paraprakisht kishte asistencë nga ana e njësive “Alfa”, të cilët janë nën kontroll të byrosë, për këtë arsye aty u paraqit edhe drejtori i byrosë, Çavkov, që të informohet se çka ndodh, sepse ai duhet të jetë i informuar për çdo veprim të njësive të tij”, shprehet Dashtevski.

Sipas njohësve të zhvillimeve politike në vend, kjo është e rrezikshme në aspektin e sigurisë, por edhe që krijon ndarje në MPB. Zëvendësministri i MPB-së, Oliver Andonov nga radhët e OBRM-PDUKM theksoi se ndërhyrja e PSP në DSK e përkrahur nga pjesëtar të njësitit “Alfa” kanë vënë në rrezik sistemin e sigurisë. Ndërsa, sipas PPS-së,veprimet e zëvendësministrit Andnov bashkë me drejtorët e DSK dhe DSP dëmtojnë institucionet e sigurisë dhe shkelin ligjet, pasi që nuk zbatojnë urdhërin e gjykatës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori