LAJMI I FUNDIT:

Burg për filipinasit që nuk e këndojnë si duhet himnin shtetëror (Foto)

Burg për filipinasit që nuk e këndojnë si duhet himnin shtetëror (Foto)

Ligjet e reja në Filipine, parashohin burg për banorët civil, që nuk e këndojnë me shije dhe entuziazëm himnin shtetëror.

Të gjithë ata që dështojnë ta këndojnë Lupang Hinirang, do të dërgohen me një vit prapa grilave, afro dymijë euro gjobë, si dhe do të turpërohen publikisht në gazetë, transmeton Telegrafi.


Përdhosja, mos respekti apo ndonjë veprim tjetër banal ndaj melodisë zyrtare, do të jetë i dënueshëm.

Kurse të veçanta në shkolla, vetëm për mësimin e himnit

“Këndimi është i detyrueshëm nga të gjithë dhe duhet bërë me entuziazëm”, thuhet në ligjin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në Filipine.

Shkollat kanë zhvilluar kurse të veçanta, me nxënës dhe të rritur në mënyrë që t’i mësojnë këngën, si dhe veprimet e obligueshme.

Ngritja në këmbë, vënia e dorës në zemër dhe qëndrimi drejtë, është obligim i të gjithëve sapo të dëgjojnë notën e parë melodisë së himnit. /Telegrafi/