LAJMI I FUNDIT:

BFI: Nuk duhet blerë kurban i pakontrolluar dhe pa certifikatë regjistrimi

BFI: Nuk duhet blerë kurban i pakontrolluar dhe pa certifikatë regjistrimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë apelon tek të gjithë besimtarët muslimanë që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave dhe ligjeve përkatëse për prerjen e kurbanit, transmeton Anadolu Agency.

BFI përmes një njoftimi me shkrim thekson se për shkak të rritjes së temperaturave, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka ngritur alarmim e rrezikut nga sëmundje të mundshme me gjasa të shfaqjes në rast të neglizhimit të udhëzimeve ligjore dhe rregullativës për therjen e kafshëve, si dhe konsumimin e tyre.


BFI bën të ditur se nën kompetenca të saj organizon prerjen dhe shpërndarjen e kurbanit për të gjithë besimtarët muslimanë që planifikojnë një gjë të tillë, edhe atë me kafshë të regjistruara dhe kontrolluara paraprakisht nga veteriner. Nga atje po ashtu apelojnë që mos të bëhet shitja e kafshëve të paregjistruara nëpër tregje të egra të kafshëve.

“Shitja e kafshëve në vende të paautorizuara për shitje është e ndaluar me ligj. Shitja e kafshëve pa etiketë është e ndaluar ligjërisht. Prandaj besimtarët nuk duhet të blejnë kafshë që nuk janë kontrolluar dhe nuk kanë certifikatë regjistrimi. Gjithashtu, konsumimi i kafshëve të pa etiketuar dhe kontrolluar paraprakisht nga veterinerë, është i ndaluar sepse shton rrezikun e përhapjes të sëmundjeve të ndryshme”, theksojnë nga BFI.

Nga atje shtojnë se edhe therja e pa kontrolluar në masë dhe në kushte joadekuate përbën rrezik për shëndetin e konsumatorëve, prandaj e tilla është e ndaluar me ligj.

Në pajtim me ligjin për festa në Republikën e Maqedonisë, dita e parë e Kurban Bajramit, përkatësisht 1 shtatori është ditë jo pune për besimtarët muslimanë.

Ndërkohë Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) edhe këtë vit realizon prerjen e kurbaneve për familjet në nevojë, ndërsa vlera e kurbanit është 120 euro. Gjithashtu edhe në Maqedoni kurbani kushton 120 euro, ndërsa në Shqipëri është rreth 130 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori