LAJMI I FUNDIT:

Ariu imiton kopshtaren në lërimin e tokës (Video)

Ariu imiton kopshtaren në lërimin e tokës (Video)

Në një kopsht të Rusisë, është filmuar një ari i vogël duke gërmuar tokën, njëjtë sikurse lëronte kopshtarja që kishte pranë.

Shikuesit kanë mbetur të befasuar, duke ditur se kjo kafshë nuk është e njohur për veprime të tilla, transmeton Telegrafi.


“Ariu ndihmon në mbjelljen e patateve”, është titulli i videos, që ka bërë xhiro në rrjetet sociale duke marrë shumë komente.

“Deri më tani i kemi parë arinjtë duke vallëzuar në cirk, ndërsa tani mund t’i gjejmë edhe duke punuar tokën”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin. /Telegrafi/