eksperti-banner

Një ish-zjarrfikës nga New Jersey muajin e kaluar festoi ditëlindjen e 110-të, duke iu bashkuar atyre pak personave në botë që kanë arritur këtë moshë.

Bëhet fjalë për Vincent Dransfield nga Little Falls, që festoi ditëlindjen e 110-të më 28 mars në stacionin e zjarrfikësve ku dikur kishte punuar – duke u bërë personi i tetë më i moshuar, transmeton Telegrafi.


Është interesant se jetëgjatësia e tij nuk i atribuohet jetës së shëndetshme apo ndonjë terapie të veçantë. Përpos që ka disa ankesa për gjunjët, ai nuk vuan nga kokëdhembja, shpina, demenca apo kanceri.

1 188

Jeton i vetëm në shtëpi pa ndihmën e dikujt, gatuan ushqime të rëndomta për vete – ngjitet shkallëve të shtëpisë trekatëshe pa ndonjë problem, dhe nget veturën pa ndonjë pengesë.

Dransfield që u lind më 1914, thotë se nuk është i obsesinuar pas një jete të shëndetshme. Pranon se ka pirë cigare për 20 vite dhe ka punuar gjatë gjithë jetës, qysh në moshën 15-vjeçe filloi të punojë deri në fund të 70-ve.

2 48

I pëlqen të hajë hamburgerë, çokollata, të pijë birrë e kafe dhe kritikon ashpër ata që dalin për vrapim.

“Qesh me ata që dalin për vrapim. Thotë se ‘ku po shkojnë për të vrapuar ata”, thotë stërmbesa Erica Lista.

3 36

Thotë se sekreti i jetëgjatësisë së tij është fati, qumështi dhe të bëjë çfarë dëshiron.

“Kam qenë me shumë fat gjatë gjithë jetës time”, thotë ai.

4 27

Iu desh të braktisë shkollën e mesme për ta ndihmuar familje, në moshën 15-vjeçare filloi të punojë në një fermë ku shpërndau qumësht për pesë vite – dhe kishte benefite sepse i lejohej të merrte qumësht sa dëshironte ai. /Telegrafi/