Një person ka vdekur të shtunën në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.


Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia ka iniciuar rastin si "Hetim mbi vdekjen", ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes po hetohen. /Telegrafi/