Një cent më shtrenjtë benzina, publikohen çmimet maksimale të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për të dielën dhe të hënën, më 26 dhe 27 korrik 2026.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimet maksimale janë: Nafta (dizel): 1.72 euro për litër, Benzina: 1.52 euro për litër dhe Gazi: 0.60 euro për litër
Krahasuar me çmimet e një dite më parë, vetëm benzina ka shënuar rritje prej një centi për litër, ndërsa çmimi i naftës dhe i gazit ka mbetur i pandryshuar.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 10:00. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































