LAJMI I FUNDIT:

Android, tani në 75 për qind të telefonave të mençur!

Android, tani në 75 për qind të telefonave të mençur!

Android është bërë mbret i tregut. Softueri i hapur i Google në fund të vitit 2012 ishte në 75 për qind të telefonave të mençur, thuhet sipas raporteve të tregut mobil.

Përqindja e sivjetmë e Google Android është rritur për 91 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raporton gazeta San Francisco Chronicle.

Për periudhën e njëjtë kur janë bërë matjet e tregut, sistemi operativ i Apple ka qenë në 15 për qind të modeleve të ndryshëm të telefonave, të gjithë modeleve të iPhone kuptohet.


Në vitin 2005, kur Google kishte blerë sistemin operativ Android, kompania donte të sigurohej se të gjithë ata që përdorin një telefon të mençur do të përdorin edhe shërbimet e saj, si: Google Maps, YouTube, Gmail dhe të tjerat.

Çdo prodhues i telefonave të mençur mobil mund ta ngarkojë sistemin operativ Android në telefonat e tij, pa paguar asgjë. Dhe çdo konsumator mund ta shkarkojë atë falas, gjithashtu.

Android jepet falas në këmbim të reklamave të Google të cilat shfaqen në ekranin e një përdoruesi, i cili, telefonin mobil e ka të bazuar në këtë sistem operativ. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Teknologji
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Teknologji
Kalo në kategori