LAJMI I FUNDIT:

Alzheimeri dhe demenca, si dallojnë dhe çfarë duhet bërë

Alzheimeri dhe demenca, si dallojnë dhe çfarë duhet bërë

Demenca dhe sëmundja e Alzheimerit mund t’i ndajnë simptomat e njëjta, por këto dyja nuk i kanë emrat e ndryshëm për të njëjtën sëmundje. Ja çfarë duhet të dini për të dy këto sëmundje dhe si t’i shmangni gabimet që ju shpien drejt këtyre dy sëmundjeve

Demenca është sindromë, apo grup i simptomave që vazhdimisht ndodhin së bashku. Nuk është ndonjë sëmundje specifike. Termi “demenca” përdoret për të përshkruar një set simptomash që përfshijnë humbjen e memories, vështirësi në të menduar, vështirësi në zgjidhjen e problemeve etj.


Demenca shkaktohet nga dëmet në qelizat e trurit, dhe për shkak se Alzheimeri është sëmundje që e shkatërron trurin, kjo e dyta mbetet ndër shkaktarët më të zakonshëm të demencës.

Pothuajse 50 deri në 70 për qind të rasteve me demencë shkaktohen nga Alzhmeri.

Sidoqoftë, ka edhe sëmundje tjera që e shkaktojnë demencën, siç është sëmundja e Parkinsonit dhe sëmundja Creutzfeldt-Jakob, transmeton Telegrafi.

Sipas “The Alzheimer’s Association”, simptomat e demencës janë të llojllojshme dhe mund të përfshijnë faktorë si problemet me memorie, probleme me gjuhë dhe komunikim, humbjen e aftësisë për tu përqendruar, vështirësi në gjykime dhe probleme me perceptim vizual. Sidoqoftë, ka edhe lloje tjera të demencës që ndërlidhen me lloje të ndryshme të dëmeve të trurit.

Nëse një pjesëtar i familjes suaj sillet në mënyrë të çuditshme kohët e fundit, këto pesë shenja mund të tregojnë sëmundjen e Alzheimerit
Lexo po ashtu Nëse një pjesëtar i familjes suaj sillet në mënyrë të çuditshme kohët e fundit, këto pesë shenja mund të tregojnë sëmundjen e Alzheimerit

Rreth 10 për qind e njerëzve me demencë vuajnë nga më shumë se një lloj i saj në të njëjtën kohë, ku zakonisht është kombinimi i sëmundjes së Alzheimerit me demencën vaskulare.

Sëmundja e Alzheimerit është lloj specifik i demencës që shkaktohet kur nivele të larta të proteinave të caktuara brenda dhe jashtë qelizave të trurit e vështirësojnë punën e qelizave të trurit për të mbetur të shëndetshme dhe për të komunikuar me njëra-tjetrën. Kjo shpin në humbje të lidhjeve mes qelizave nervore, dhe eventualisht në vdekjeve të qelizave nervore, si dhe në humbje të indeve trunore.

Simptomat e demencës - Tri dëshira të pazakonta për ushqim mund të jenë shenja paralajmëruese të hershme
Lexo po ashtu Simptomat e demencës - Tri dëshira të pazakonta për ushqim mund të jenë shenja paralajmëruese të hershme

Kjo është diferenca e madhe mes sëmundjes së Alzheimerit dhe demencës – kur një individ diagnostikohet me demencë, ai diagnostikohet duke u bazuar në simptoma pa e ditur se çfarë saktësisht qëndron pas atyre simptomave. Ndërsa kur diagnostikohet me sëmundjen e Alzheimerit, dihet saktësisht shkaktari i simptomave. Prandaj, sëmundja e Alzheimerit nuk është e kthyeshme, ndërsa disa lloje të demencës, siç janë ato që shkaktohen nga probleme nutricionale apo ndërveprimi me drogë, mund të rikthehen. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori