LAJMI I FUNDIT:

Abuzim seksual me fëmijët refugjatë në Greqi

Abuzim seksual me fëmijët refugjatë në Greqi

Një qytetar francez është arrestuar nën akuzën e ngacmimit seksual të dy fëmijëve refugjatë dhe mbajtje të një sasie të drogës, raporton Anadolu Agency (AA).

Arrestimi i tij ka ardhur pas denoncimit të fëmijëve nga Pakistani në moshën 14 dhe 17-vjeçare. Pas denoncimit policia e Selanikut ka arrestuar një qytetar francez, 52-vjeç. Për personin e arrestuar gjykata ka vendosur sot masën e arrestit me burg.


Personi në fjalë dyshohet se punonte si vullnetar për një OJF të lidhur me Kishën Katolike. Ndërsa gjatë kërkimit në shtëpinë e tij janë gjetur një sasi e konsiderueshme droge dhe hardisqe.

Nga ana tjetër në Greqi momentalisht ndodhen rreth 60 mijë refugjatë. Ata qëndrojnë në këtë vend pasi kufijtë për ikjen e tyre në vendet e Evropës janë mbyllur.

Rreth gjysma e refugjatëve që ndodhen në këtë vend janë nën moshën 18-vjeçare.