LAJMI I FUNDIT:

​United-City, derbi i Manchesterit në shifra

​United-City, derbi i Manchesterit në shifra

Shifrat e klubeve nga qyteti i Mançesterit janë rritur shumë vitet e fundit.

185 milionë euro, shuma e harxhuar nga Manchester United për merkaton. Nëse Zlatan Ibrahimoviç, në fund të kontratës, erdhi falas nga Paris SG, Paul Pogba u transferua për 105 milionë euro nga Juventus, shuma më e madhe në histori.  Mesfushori Henrikh Mkhitaryan (Dortmund) dhe mbrojtësi Eric Bailly (Villarreal) janë blerë respektivisht 42 dhe 38 milionë euro.


213 në milionë euro, shuma e harxhuar për merkato nga Manchester City ketë verë. Në krye qëndron mbrojtësi i ri qendror John Stones (22 vjeç), i ardhur nga Everton për 55 milionë euro. Pas tij vjen anësori i  Schalke 04, Leroy Sane (50 milionë euro), sulmuesi i Palmeiras, Gabriel Jesus (32 milionë euro), mesfushori i  Dortmund, Ilkay Gundogan (27 milionë euro), sulmuesi i majtë i Celta Vigo, Nolito (18 milionë euro) dhe portieri i  Barçës, Claudio Bravo (18 milionë euro).

307.000 euro, është paga javore e Zlatan Ibrahimoviç. Sulmuesi suedez është lojtari më i paguar në Premier League, raporton AFP.

70,8: afro 71 milionë persona ndjekin faqen zyrtare te “MU” në Facebook, ndërsa për ‘Citizens’, kjo shifër është 21,6 milionë. Ne Tëitter, “Red Devils” ndiqen nga 8,7 milionë, ndërsa kundërshtaret e tyre ndiqen nga 3,5 milionë.

11: numri i kombësive në efektivin e Manchester City, me i madh se United që ka 10.

171: numri i derbit para ndeshjes së të shtunës. United ka fituar 71, City vetëm 49, për 51 ndeshje barazim.

484: numri total i golave të shënuar në ndeshjet mes tyre. Edhe njëherë “MU” është para me 250 gola, kundrejt 234 për “Sky Blues”.

20: Red Devils janë shpallur 20 herë kampionë të Anglise, ndërsa ‘Citizens’ nuk e kanë ngritur trofeun veçse katër herë.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori