LAJMI I FUNDIT:

Zidane lë të kuptohet se po rikthehet në futboll: Gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt

Zidane lë të kuptohet se po rikthehet në futboll: Gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt

Zinedine Zidane u emërua ambasador i ekipit Alpine F1, por francezi thotë se ai mbetet aktiv në botën e futbollit dhe shpreson të gjejë një punë të re si trajner.

Në një interviste për Le Figaro, ish-trajneri i Real Madridit nuk po përjashton një lëvizje para fundit të sezonit.

Edhe pse emri i tij lidhet edhe një herë me Paris Saint-Germain, siç raportohet nga RMC Sport, trajneri mendon se mund të drejtojë një skuadër para përfundimit të sezonit.


PSG ka në listë tre trajnerë për ta zëvendësuar Galtier, i pari kontaktohet Jose Mourinho
Lexo po ashtu PSG ka në listë tre trajnerë për ta zëvendësuar Galtier, i pari kontaktohet Jose Mourinho

“Është pjesë e marrëveshjes sonë (me Alpine)”, deklaroi fillimisht Zidane.

“Nëse nesër më duhet të angazhohem për një ekip, nuk do të më pengojë të vazhdoj të punoj”.

“Të kthehem në stërvitje është ende dëshira ime. Kam kohë sot, por nuk e di sa do të zgjasë. Kam kohë tani, ndoshta deri në qershor, por gjithashtu mund të angazhohem shumë shpejt”, ka vazhduar francezi.

Katër opsionet e Real Madridit për të zëvendësuar Carlo Ancelottin - nëse Los Blancos nuk ia dalin të mbrojnë titullin e La Ligas
Lexo po ashtu Katër opsionet e Real Madridit për të zëvendësuar Carlo Ancelottin - nëse Los Blancos nuk ia dalin të mbrojnë titullin e La Ligas

Zidane ka mbetur pa skuadër që kur u largua nga Real Madrid në vitin 2021. Ishte periudha e tij e dytë në krye të gjigantëve spanjollë dhe ai e përfundoi atë me një titull ligë.

Ai konsiderohej prej kohësh favorit për të marrë drejtimin e Les Blues nga Didier Deschamps pas Kampionatit Botëror, por kjo shans ra në ujë, pasi kontrata e strategut u rinovua. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shkon në vazhdime dueli Atletico-Real Madrid: Vinicius mund të jetë fytyra tragjike e Los Blancos

Shkon në vazhdime dueli Atletico-Real Madrid: Vinicius mund të jetë fytyra tragjike e Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori