LAJMI I FUNDIT:

Katër opsionet e Real Madridit për të zëvendësuar Carlo Ancelottin – nëse Los Blancos nuk ia dalin të mbrojnë titullin e La Ligas

Katër opsionet e Real Madridit për të zëvendësuar Carlo Ancelottin – nëse Los Blancos nuk ia dalin të mbrojnë titullin e La Ligas

Real Madridi është duke dështuar aktualisht që të mbrojë titullin e La Ligës, pas humbjes 1-0 ndaj Mallorca të shtunën. Një autogol i Nachos i dha vendasve një fitore tronditëse, duke rritur presionin mbi Carlo Ancelotti. Dhe me Florentino Perezin që kërkon rezultate pozitive, një largim për italianin në fund të sezonit nuk mund të përjashtohet.

Reklama

Strategu u kthye në “Santiago Bernabeu” në verën e vitit 2021, gjashtë vjet pasi ai ishte shkarkuar nga madrilenët.

Dhe ai bëri mrekulli gjatë vitit të parë të kthimit në klub, duke drejtuar Los Blancos drejt fitimit të La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.

Mallorca merr tre pikë të mëdha ndaj Real Madridit, kryeqytetasve i vështirësohet lufta për titull
Lexo po ashtu Mallorca merr tre pikë të mëdha ndaj Real Madridit, kryeqytetasve i vështirësohet lufta për titull

Megjithatë, Ancelotti e ka jetën më të vështirë në Real këtë sezon. Nëse Barcelona mposht Sevillan në Camp Nou të dielën mbrëma (sot), gjigantët katalanas do të jenë tetë pikë larg në krye të tabelës.

Nëse italiani nuk arrin të fitojë La Ligan ose Ligën e Kampionëve në këtë sezon, atëherë shkarkimi i tij është i pashmangshëm sipas Daily Express.

Tri dilemat me të cilat po përballet Ancelotti te Real Madridi
Lexo po ashtu Tri dilemat me të cilat po përballet Ancelotti te Real Madridi

Mediumi anglez madje ka listuar emrat se kush mund ta zëvendësojë Ancelottin si: Mauricio Pochettino, Jose Mourinho, Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp.

Perez do të preferonte gjermanin që është në një krizë te Liverpooli ose argjentinasin që është i papunë që nga largimi prej PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Leicester City liron shtatë lojtarë

Zyrtare: Leicester City liron shtatë lojtarë

Premier League
Zyrtare: Chelsea kompleton transferimin e talentit që u kërkua nga gjigantët evropianë

Zyrtare: Chelsea kompleton transferimin e talentit që u kërkua nga gjigantët evropianë

Premier League
Prishtina si gjithmonë e bën ligjin në Kupën e Kosovës, mposht Gjilanin në finale - tani në pritje të licencimit për garat evropiane

Prishtina si gjithmonë e bën ligjin në Kupën e Kosovës, mposht Gjilanin në finale - tani në pritje të licencimit për garat evropiane

Superliga
Moises Caicedo arrin marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Moises Caicedo arrin marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
PSG shënon humbje të mëdha menjëherë pas largimit të Messit

PSG shënon humbje të mëdha menjëherë pas largimit të Messit

Ligue 1
Vdiq atleti i parë që vrapoi 100 metra në më pak se 10 sekonda

Vdiq atleti i parë që vrapoi 100 metra në më pak se 10 sekonda

Atletikë
Kalo në kategori