LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit, dorëzohen dy ankesa në Kushtetuese – gjykata thotë se nuk ka afat të caktuar ligjor për vendimmarrje

Zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit, dorëzohen dy ankesa në Kushtetuese – gjykata thotë se nuk ka afat të caktuar ligjor për vendimmarrje

Muaj më parë, Këshilli Prokurorial i Kosovës i kishte dërguar presidentes Vjosa Osmani, propozimin për emërimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy muaj, pozita e Kryeprokurorit të Shtetit ka mbetur me ushtrues detyre, të cilën është duke e ushtruar prokurori Besim Kelmendi.


Më 13 maj, Zyra e Presidentes së Kosovës është njoftuar përmes një shkrese zyrtare nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, se njëri nga kandidatët në këtë proces ka bërë kërkesë individuale për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij procesi dhe njëkohësisht ka kërkuar edhe vendosjen e masës së përkohshme lidhur me emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Zgjedhja e kryeprokurorit, Presidenca: Një vendim në këtë periudhë do të ishte i parakohshëm, të presim vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese
Lexo po ashtu Zgjedhja e kryeprokurorit, Presidenca: Një vendim në këtë periudhë do të ishte i parakohshëm, të presim vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese

Por, Gjykata Kushtetuese në një përgjigje për Telegrafin ka konfirmuar se në këtë institucion janë dorëzuar dy ankesa lidhur me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit.

Ankesat janë dorëzuar nga Shqipdon Fazliu dhe Armend Hamiti.

“Përkitazi me ankesat e kandidatëve që kanë konkurruar për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, deri më tash në Gjykatën Kushtetuese janë parashtruar 2 kërkesa, nga kandidatët: Shqipdon Fazliu dhe Armend Hamiti”, thuhet në përgjigjen e Kushtetueses për Telegrafin.

Prokurori Shqipdon Fazliu në ankesën të cilën e ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese, pretendon se Këshilli Prokurorial i Kosovës, gjatë procesit të zgjedhjes për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, ka shkelur të drejtat e parashtruesit të kërkesës të garantuara me Kushtetutë, përkatësisht të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të drejtën në mjet juridik, të drejtën për barazi para ligjit, të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes, të drejtat për mbrojtje gjyqësore e të drejtave të Kushtetutës së Kosovës si dhe të drejtat tjera të përcaktuara me Ligj dhe Konventa ndërkombëtare.

Prokurori Shqipdon Fazliu ankohet në Kushtetuese për procedurën e përzgjedhjes së Kryeporkurorit të Shtetit
Lexo po ashtu Prokurori Shqipdon Fazliu ankohet në Kushtetuese për procedurën e përzgjedhjes së Kryeporkurorit të Shtetit

Nga Gjykata gjithashtu kanë bërë të ditur se ankesat janë duke u shqyrtuar dhe se nuk kanë ndonjë afat ligjor të caktuar për vendimmarrje.

“Kjo lëndë aktualisht është duke u shqyrtuar. Gjykata nuk ka ndonjë afat të caktuar kushtetues-ligjor për vendimmarrje në këtë rast”, kanë deklaruar nga Gjykata për Telegrafin.

Më 8 prill, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës kishte pranuar propozimin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për emërim të kryeprokurorit të Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë, Zyra e Presidentes menjëherë pas pranimit të propozimit, ka filluar konsultimet me vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, për t’u njoftuar më tej për mbarëvajtjen e procesit të përzgjedhjes së kandidatit të propozuar.

Përveç analizimit të dokumentacionit fillestar të dërguar nga KPK-ja, më 20 prill Zyra e Presidentes gjithashtu ka kërkuar informata shtesë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës lidhur me procesin dhe procedurat e zhvilluara.

Kundërshtohet përzgjedhja e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit – KPK thotë se procesi ishte plotësisht legjitim
Lexo po ashtu Kundërshtohet përzgjedhja e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit – KPK thotë se procesi ishte plotësisht legjitim

Në garë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit ishin: Armend Hamiti, Blerim Isufaj, Kujtim Munishi, Lulzim Sulejmani dhe Shqipdon Fazliu.

Kujtojmë se KPK-ja kishte votuar në mënyrë unanime Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Ky vendim i KPK-së u kundërshtua nga ambasadorët e huaj dhe organizatat vendore, të cilët theksonin se janë shpërfillur parimet për një proces të drejtë dhe meritor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori