LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet “foleja” me më së shumti vezë të dinozaurëve (Foto)

Zbulohet “foleja” me më së shumti vezë të dinozaurëve (Foto)

Mund të tingëllojë si tregim nga filmi "Jurassic Park", por është e vërtetë se punëtorët e ndërtimtarisë kanë zbuluar dhjetëra vezë të dinozaurëve.

Derisa po gërmonin në një punishte, në qytetin Heyan të Kinës, punëtorët zbuluan 43 vezë të fosilizuara.

Me të gjetur “topthat e bardhë”, ata kanë ndaluar punën duke menduar se janë objekte arti që i përkasin ndonjë fisi të lashtë, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, arkeologu Du Yanli ka vërtetuar se janë vezë të dinozaurëve, 19 nga të cilat janë tërësisht të paprekura, me njërën që ka diametër prej 13 centimetrash.

Për dy dekada nga ky vend janë nxjerrë mbi 13 mijë vezë të fosilizuara, duke bërë që ky lokalitet të quhet si “Vendlindja e dinozaurëve”. /Telegrafi/