LAJMI I FUNDIT:

Mbi 2.8 milionë shikime – foshnja provon për herë të parë puren e patateve

Mbi 2.8 milionë shikime – foshnja provon për herë të parë puren e patateve

Për shumë prindër është emocionuese të shohin fëmijët e tyre të rriten dhe të kalojnë momente të ndryshme. Çdo ditë është një aventurë kur foshnjat provojnë diçka të re, veçanërisht kur bëhet fjalë për ushqimin.

Një moment të tillë e kanë ndarë edhe prindërit, Taylor dhe Kaylee Dudley. Së fundmi ata postuan një video të vajzës së tyre Ellie duke shijuar pure patatesh për herë të parë në TikTok dhe reagimi i saj u bë viral.

Ellie është gati gjashtë muajshe dhe ka filluar të tregojë shumë interes për atë që prindërit e saj hanë çdo ditë. Kështu që Taylor dhe Kaylee vendosën që ajo ishte gati të provonte diçka të re. Ata u konsultuan me pediatrin e tyre dhe ai ra dakord që Ellie mund të fillonte të provonte ushqime të reja.

“Ne po mendonim se çfarë duhet të bënim së pari dhe menduam se pureja e patateve mund të ishte një gjë e lehtë për të që të luante dhe të eksperimentonte me të ngrënit”, zbuluan prindërit në përshkrimin e postimit të TikTok.

Nëna i dha Ellies një lugë dhe një pjatë me pure patate dhe vajza më pas e kafshoi ushqimin. Ajo nuk ishte e sigurt në fillim, por kur e shijoi edhe një herë, ishte e emocionuar dhe e kënaqur.

Reagimi i vajzës bëri të qeshnin shumë njerëz dhe video mori 2.8 milionë shikime dhe 431.700 pëlqime. /Telegrafi/

@kayandtayofficial Ellie’s reaction was priceless! 🥹❤️ backstory ::: Ellie is almost 6 months old, and has started to show a lot of interest in what we are eating each day. She’s always trying to grab at our food and stares at us when we drink. You can tell that she is so ready to investigate the food for herself. Kay and I decided that it was time! We asked our pediatrician and he agreed that we could start integrating real food into her diet. We thought about what we should do first, and thought that sweet potato might be an easy thing for her to play with and experiment eating. We got it all puréed and we put Ellie into high chair for the first time. She was so excited to be sitting up high like we always are when we eat. ❤️ Kay gave her a spoon and the plate of sweet potato and she took her first bite. She wasn’t sure at first, but when Kay gave her another bite, she was so excited that she missed her mouth! 😂 We are so excited to try other foods with her and let her experiment with new foods! I’m glad that she ended up liking it! Ellie is growing up so much, and it’s sad to think how little she was just a few months ago, but at least we have these moments to look back at! I’m so excited for more food adventures in the future! ❤️ #kayandtayofficial #couples #relationships #pregnant #postpartum ♬ original sound – ✨Kay and Tay✨