LAJMI I FUNDIT:

Delfini hidhet jashtë pishinë gjatë performancës – publiku i erdhi menjëherë në ndihmë

Delfini hidhet jashtë pishinë gjatë performancës – publiku i erdhi menjëherë në ndihmë

Pamjet dramatike janë regjistruar në delfinariumin “Nemo” në Minsk, dhe tregojnë krijesën e pafuqishme duke luftuar jashtë pishinës, ndërsa miqtë e tij përpiqen t’i ndihmojnë.

Nuk dihet se si ai ka përfunduar jashtë ujit dhe të parët në ndihmë i kanë ardhur nga publiku dhe stafi i dëfrimit.

Dhe ndërsa vizitorët vëzhgojnë në heshtje skenën, shpëtuesit marrin një dyshek të madh dhe e përdorin atë për të kthyer delfinin në pishinë.

Më pas ata morën duartrokitje dhe njëri prej tyre u përkul thellë, raporton dailymail.

Ndryshe, delfinët janë në rrezik të mbinxehjes nëse janë jashtë ujit për periudha të gjata kohore.

Videoja u bë virale në internet dhe vetëm në TikTok kishte më shumë se 45 milionë shikime. Ai shkaktoi reagime të përziera dhe shumë përdorues u zemëruan. /Telegrafi/