LAJMI I FUNDIT:

Yjet që u përballën me plaçkitje

Yjet që u përballën me plaçkitje

Yjet e famshëm sikurse Kim Kardashian shpesh janë shënjestër e hajnave të cilët kryesisht nga vilat e tyre marrin stoli. Dhe besoni apo jo, plaçkitësit rrallëherë hasin në dyer të mbyllura. Por, nuk është vetëm Kimi ajo që ka përjetuar tmerrin e plaçkitjes javë më parë. Edhe motra e saj Kourtney Kardashian gjithashtu ishte viktimë e plaçkitjes.

Hajnat kishin hyrë në vilën e saj në vitin 2009, ku kishin vjedhur një orë dore Cartier në vlerë 30 mijë dollarë dhe një orë tjetër Rolex dhe stoli tjera në vlerë dhjetëra mijëra dollarë. Viktimë ishte edhe Paris Hilton.


Ajo ishte viktima e parë e bandës ‘Bling Ring’, e cila plaçkiste të famshmit në Kaliforni. Çelësin e vilës së saj e kishin gjetur nën tepihun para dere, por dyert edhe ashtu nuk ishin të mbyllura. Ajo është plaçkitur pesë herë, ndërsa i kanë vjedhur para të gatshme, stoli dhe rroba në vlerë 2 milionë dollarë. Në vilën e aktores së famshme Susan Sarandon, hajni kishte hyrë përmes derës së hapur të ballkonit.

Ai i kishte vjedhur një kamerë, një laptop dhe stoli të çmueshme.

Mbretëreshën Elizabeta II në një mëngjes të vitit 1982, e kishte zgjuar ‘një ekspert’ për arka dhe rrymë Michael Fagan, i cili kishte hyrë vjedhurazi në pallatin Buckingham. Fagan kishte ngrënë djathë dhe krikerë, kishte pirë verë të shtrenjtë dhe kishte fjetur në fronin e mbretëreshës dhe më pas kishte hyrë në dhomën e saj, por nuk kishte arritur të vjedhë asgjë, pasi ishte kapur. Në vitin 2010, hajnat kishin hyrë në shtëpinë e supermodeles Kate Moss në Londër.

Asaj i kanë vjedhur vepra artistike në vlerë 115 mijë dollarë, përfshirë edhe portretin e saj të cilin e kishte punuar Banksy. Dy plaçkitës kishin hyrë në shtëpinë e Miley Cyrus ku i kishin vjedhur stoli dhe pastaj kishin ikur me veturën e saj luksoze Masserati. Policia kishte zbuluar se një femër dhe një mashkull kishin kapërcyer gardhin dhe në shtëpinë e Miley-it kishin hyrë përmes garazhit. /Zeri/

yje-1

yje-2

yje-3

yje-4