LAJMI I FUNDIT:

Xavi angazhoi dy lojtarë për ta bindur Gundoganin për transferimin te Barcelona

Xavi angazhoi dy lojtarë për ta bindur Gundoganin për transferimin te Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez thuhet se u ka kërkuar dy prej lojtarëve të tij që të joshin nënshkrimin e yllit Ilkay Gundogan me perspektivën për të luajtur për klubin.

Kontrata e Gundoganit kishte skaduar këtë verë dhe ishte në dispozicion falas për Barcelonën, por atyre iu desh të tërhiqnin veteranin gjerman përpara të tjerëve. Jo më pak se ndaj ish-klubit të tij, Manchester Cityt, që tentoi deri në fund.

32-vjeçari fillimisht nuk u konsiderua nga City për rinovim, por në muajt e fundit të sezonit, ata u përpoqën fort për nënshkrimin e tij.


Programi Bar Canaletes detajon se Xavi kishte qenë në kontakt në WhatsApp me Gundogan për disa muaj në një përpjekje për ta bindur atë, ndërsa ish-drejtori sportiv Jordi Cruyff gjithashtu u takua me të në disa raste në Mançester.

Me sa duket Gundogan ishte afër rinovimit me Cityn, por kërkoi një periudhë reflektimi në mënyrë që të vendoste pasi fituan Ligën e Kampionëve. Kjo u mendua të ishte vendimtare, si dhe fakti se kishte arritur gjithçka që mundi me klubin.

Megjithatë, Xavi, duke parë mundësinë, i kërkoi portierit Marc-Andre ter Stegen të fliste me Gundogan për një lëvizje gjatë kohës që ishte në detyrë me të në Gjermani. Njëlloj, ai i kërkoi gjithashtu nga ish-bashkëlojtari i Gundoganit në Borussia Dortmund, Robert Lewandowski, të inkurajonte një lëvizje gjithashtu.

“Gundogan donte një klub të madh” - Laporta përqesh Manchester City dhe paratë e tyre
Lexo po ashtu “Gundogan donte një klub të madh” - Laporta përqesh Manchester City dhe paratë e tyre

Është e qartë se kjo lëvizje dha dividentë, me Gundogan që zgjodhi të nënshkruajë me Barcelonën menjëherë pas pushimit ndërkombëtar.

Xavi ka marrë një rol shumë aktiv në përpjekjet për rekrutim të Barcelonës gjatë 18 muajve të fundit, shpesh duke u kontaktuar me nënshkrimet e mundshme personalisht për të shpjeguar vizionin e tij për ta, diçka që i ka ndihmuar Barcelonës të sigurojë disa nënshkrime, përfshirë atë të Lewandowskit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori