LAJMI I FUNDIT:

Votat e diasporës shkaktojnë sërish përplasje në KQZ

Votat e diasporës shkaktojnë sërish përplasje në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke mbajtur mbledhjen e radhës.

Sërish në këtë mbledhje ka pasur përplasje mes anëtarit të LVV-së në KQZ, Alim Rama, anëtarit të LDK-së, Sami Hamiti dhe kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Rama ka kërkuar nga anëtarët e KQZ-së të tregojnë pse janë kundër që zarfet me fletëvotime nga diaspora të pranohen të shtunën.


“Edhe për votën që voton kundër secili nga ju duhet me dhanë përgjegjësi. Me bindje të plotë po e shkelni ligjin me dy këmbët duke filluar nga kryesuesja. Secili të arsyetohet pse është kundër që zarfet mu pranua të shtunën”, ka thënë Rama, shkruan Telegrafi.

Pas kësaj ka reaguar edhe anëtari i LDK-së, Sami Hamiti i cili iu drejtua Ramës se përgjegjësi japin para ligjit.

“Përgjegjësi japim ndaj ligjit, por jo ndaj teje, kush je ti me të dhanë arsyetim”, tha Hamiti.

Edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka u përfshi në këtë mes duke kërkuar që të ndalen.

“Ju lutem ne në gjyq nuk jemi, e as në bankën e të akuzuarve. Japim arsyetim para ligjit, për të gjitha vendimet secili mbanë përgjegjësi edhe penale dhe morale. Po dilni jashtë temës e mandej po del mbledhja jashtë kontrollit”, tha Daka. Mbledhja është duke vazhduar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Kalo në kategori