LAJMI I FUNDIT:

Videoja tregon ushtarët rusë që plaçkisin një shtëpi dhe vjedhin çka iu del përpara

Videoja tregon ushtarët rusë që plaçkisin një shtëpi dhe vjedhin çka iu del përpara

Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale tregon ushtarët rusë të cilët hyjnë në një shtëpi dhe vjedhin se çka iu del përpara.

Gjithçka nis kur ata shihen derisa kalojnë gardhin e bardhë për të hyrë brenda shtëpisë. Më pas ata shihen brenda objektit ku vjedhin gjësende që shihen në korridor, dhe raftet e shtëpisë janë shumica të hapura, transmeton Telegrafi.


Por kjo siç duket kjo nuk është shtëpia e vetme që ata plaçkitën pasi në fund të videos, shihet një rimorkio e mbushur me plot gjësende të vjedhura.

Nuk dihet se kur janë xhiruar pamjet dhe në cilën zonë. /Telegrafi/