LAJMI I FUNDIT:

Vetëqeverisja lokale ballafaqohet me kapacitete të vogla financiare

Vetëqeverisja lokale ballafaqohet me kapacitete të vogla financiare

Komunat e Kosovës nuk kanë kapacitete financiare, prandaj u kërkua një ndryshim rrënjësor në lidhje me qasjen në politikat fiskale.

Kështu u tha në konferencën “Vetëqeverisja Lokale në Kosovë – 20 Vjet”.


Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno tha se Kosova në këto 20 vjet ka punuar në krijimin e institucioneve të veta, dhe se Kosovës i duhet një qeverisje e mirë.

Sipas saj e ardhmja e Kosovës nuk varet vetëm nga Qeveria por edhe nga qytetarët, prandaj u shpreh se vendi ka nevojë për edukim më të madh të të rinjve dhe grave.

Ajo foli edhe për aktivitetin e aktivistëve të Programit për Transforimim e Lidershipit që po ndikojnë në rritje të transparencës.

“TLP po ofron këshilla juridike dhe politike për institucionet informative digjitale që përmirësojnë transparencën dhe llogaridhënien para qytetarëve dhe rrit mundësinë për tu mbështetur në këmbët e veta. TLP po i edukojnë edhe gjeneratat e reja dhe ju po e boni këtë punë vullnetare po gjeni bizneset dhe OQJ-të që ofrojnë besim të mirë dhe bashkëpunim ndër etnik në komuna”, tha ajo.

Kurse, Auditorit i Përgjithshëm, Besnik Osmani vlerësoi se njëra prej sfidave kryesore në qeverisje lokale janë paqartësitë e kompetencave midis pushteteve qendror dhe lokal.

Sipas tij sfidë tjetër për qeverisjes lokale mbetet edhe plakja e stafit për çka kërkoi nga udhëheqësit e këtyre pushteteve të ofrojnë zgjidhje.

Sipas Osmanit për ngritje të efikasitetit të të pushtetit lokal nevojitet përdorimi më i madh i digjitalizimit dhe po ashtu zvogëlimi i administratës.

“Drejtësia jonë e brishtë ndikon shumë në vetëqeverisjen lokale, ndikon shumë në efikasitetin e vetëqeverisjes lokale dhe faktorët politik të tjerë kanë ndikuar shumë në suksesin e vetëqeverisjes lokale. Mendoj se duhet të punohet shumë në digjitalizimin dhe automatizimin e proceseve administrative dhe teknike. Thjesht kjo duhet t’u lihet në dorë proceseve të automatizuara për shërbimet administrative në mënyrë që menaxherët dhe administrata komunale të lirohet nga kjo barrë dhe të fokusohet në zhvillimin ekonomik. Zvogëlimi i administratës në dobi të shërbimeve profesionale”, tha Osmani.

Osmani tha se është e nevojshme edhe reforma zgjedhor me qëllim që kryetarët e komunave të zgjedhjen me një raund zgjedhor.

“Kemi nevojë për asamble me të vogël sesa që e kemi tash në nivelet komunale dhe do kemi nevojë që të kemi përfaqësim parësor të angazhimit të anëtarëve të zgjedhur në nivelin komunal në mënyrë që ata të luajnë rolin legjislativ në mënyrë aktive dhe të mos jenë anëtarë me korrespodencë në kuvendet komunale. E teta që është shumë e rëndësishme komunat nuk kanë kapacitet financiar dhe besoj që kjo është sfida më e madhe e komunave dhe duhet të mendohet seriozisht për një ndryshim rrënjësor në çështjen që lidhet me politikat fiskale dhe me mënyrën e financimit e komunave dhe pavarësinë që duhet ta kenë komunat për të thithur disa nga llojet e tatimeve indirekte të cilat për momentin bie në nivelin qendror”, u shpreh Osmani.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe kryetarët e komunave si ai i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i Hanit të Elezit, Rufki Suma, e kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori