LAJMI I FUNDIT:

Ukraina shumë afër sigurimit të aeroplanëve të fuqishëm F-16, Bideni miraton planin për trajnimin e pilotëve ukrainas

Ukraina shumë afër sigurimit të aeroplanëve të fuqishëm F-16, Bideni miraton planin për trajnimin e pilotëve ukrainas

Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar planet për trajnimin e pilotëve ukrainas për të drejtuar aeroplanët luftarakë amerikanë F-16, sipas raporteve.

Burimet e paidentifikuara thanë se udhëheqësi amerikan njoftoi se kishte miratuar trajnimin, gjatë një takimi të liderëve të G7 në Hiroshima. Trajnimi ka gjasa të kryhet në Evropë gjatë muajve të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Bideni iu tha liderëve se vendimi mbi atë se kur Ukraina do të furnizohet me aeroplanët luftarakë të gjeneratës së katërt për t’i përdorur në betejë do të merret gjatë muajve të ardhshëm derisa trajnimi është duke u zhvilluar. Gjithashtu nuk dihet se kush do ta furnizojë Ukrainën dhe sa do të jetë numri i aeroplanëve që do të marrë.


Një aeroplan luftarak shumë i manovrueshëm, F-16 është i gjithanshëm dhe mund të arrijë shpejtësi më shumë se 1,931 kilometër në orë.

Aeroplani mund të lokalizojë objektivat në të gjitha kushtet e motit dhe të detektojë aeroplanë me fluturim të ulët në rrëmujën e radarëve në tokë, sipas SHBA-së.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar vazhdimisht aeroplanë luftarakë perëndimorë për të forcuar mbrojtjen e vendit të tij, por deri më tani është përballur me skepticizëm nga SHBA-ja.

Sipas rregullave të licencimit të eksportit, SHBA-ja duhej të nënshkruante çdo përpjekje aleate për të trajnuar pilotët ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Evropa
Irani identifikon shkakun kryesor të rrëzimit të helikopterit që i mori jetën presidentit Ebrahim Raisi

Irani identifikon shkakun kryesor të rrëzimit të helikopterit që i mori jetën presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Protestuesit bllokojnë rrugët dhe përleshen me forcat e sigurisë ndërsa nisin demonstratat anti-Netanyahu

Protestuesit bllokojnë rrugët dhe përleshen me forcat e sigurisë ndërsa nisin demonstratat anti-Netanyahu

Azia
Hamasi për trupat e pajetë të gjashtë të burgosurve izraelitë: Ata u vranë në një sulm ajror të Izraelit

Hamasi për trupat e pajetë të gjashtë të burgosurve izraelitë: Ata u vranë në një sulm ajror të Izraelit

Azia
Kalo në kategori