LAJMI I FUNDIT:

Ukraina hap linjën telefonikë për rusët e mobilizuar që duan të dorëzohen, Kievi thotë se nga 100 në ditë po telefonojnë

Ukraina hap linjën telefonikë për rusët e mobilizuar që duan të dorëzohen, Kievi thotë se nga 100 në ditë po telefonojnë

Qeveria ukrainase thotë se ka hapur linjën telefonike përmes të cilës ushtarët rusë mund të dorëzohen, dhe se në baza ditore pranojnë deri në 100 telefonata prej tyre.

Projekti “I Want to Live” (dua të jetoj) filloi në shtator. Përmes linjës telefonike apo bartjen e të dhënave në aplikacionin për dërgimin e mesazheve, ushtarët rusë mund të negociojnë mënyrën më të mirë të dorëzimit tek ushtarët ukrainas, transmeton Telegrafi.


Zyrtarët në Kiev thotë se kanë pasur mbi 3.500 kontakte të ushtarëve që ishin pjesë e pushtimit rus në Ukrainë, por edhe nga familjarët e tyre.

E numri i tyre është rritur dukshëm që kur presidenti rus Vladimir Putin, mobilizoi qindra mijërave burra rusë e në veçanti nga çlirimi i qytetit të Khersonit.

BBC ka siguruar pamjet e disa prej thirrjeve, e bisedoi edhe me gruan (operatoren) e cila çdo ditë është në kontakt të vazhdueshëm më ushtarët rusë. Për arsye të sigurisë, kanë mbrojtur identitetin e saj duke e quajtur me emrin fiktiv Svitlana.

Ushtarët rusë mund të vënë kontakt me të përmes thirrjeve apo Telegramit e WhatsApp-it. Svitlana thotë se numri më i madh i atyre që e telefonojnë ndodhë gjatë mbrëmjes, kur ushtarët kanë më shumë kohë të lirë dhe mund të arrijnë deri të kabinat e telefonit.

“Fillimisht dëgjoj zërin, kryesisht bëhet fjalë për zëra burrash. Tingëllojnë të dëshpëruar dhe frustruar. Nuk janë të sigurtë nëse bëhet fjalë për linjën e vërtetë telefonike apo për ndonjë kurth. Ka edhe prej atyre kuriozëve që thërrasin jo për t’u dorëzuar, por të mësojnë se si mund ta bëjnë këtë nëse është nevoja. Çdo herë është ndryshe”, shtoi Svitlana.

Ajo pranoi se nuk guxon të jap numrin e saktë të rusëve që janë dorëzuar dhe sesi zhvillohet procesi. Ajo çfarë di është se ata që duan të dorëzohen duhet të tregojnë lokacionin para se të marrin udhëzimet e tjera.

Sipas Institutit për Studimin e Luftës, Kremlini ka pranuar shkëmbimin e të burgosurve. Konsiderohet se ekzistojnë qindra robër luftë nga të dyja palët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori