LAJMI I FUNDIT:

U ankua te shefi, menaxherja e pëson keq – rrëzohet pa vetëdije në dysheme, pasi u “shtrëngua për qafe” nga kolegu i saj (Video)

U ankua te shefi, menaxherja e pëson keq – rrëzohet pa vetëdije në dysheme, pasi u “shtrëngua për qafe” nga kolegu i saj (Video)

Disa pamje të publikuara tani thuhet se tregojnë momentin kur një grua rrëzohet për tokë ndërsa kolegu i saj kuzhinier e kishte shtrënguar për qafe në një festë të Krishtlindjeve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, menaxherja e bareve Molly Phillips, 23 vjeçe, pësoi paralizë të fytyrës nga sulmi i Nathan Webb dhe tani fizikisht nuk është në gjendje të buzëqeshë.


Ajo vazhdoi të punonte bashkë me kuzhinierin në Klubin Cameo në Cardiff për disa muaj derisa ajo vendosi të ankohej te shefi i saj.

Por derisa po bënte një gjë të tillë, ai thuhet ta ketë pakur për qafe, duke e shtrënguar, pas së cilës gjë, ajo bie e pavetëdijshme në dysheme.

Ajo tani po lufton me depresionin dhe ankthin, së bashku me paralizën e saj të fytyrës. /Telegrafi/