LAJMI I FUNDIT:

“Turistët të shkojnë në shtëpi, refugjatët mirë se vijnë” – qyteti spanjoll po habit të gjithë!

“Turistët të shkojnë në shtëpi, refugjatët mirë se vijnë” – qyteti spanjoll po habit të gjithë!

Në fillim të vitit të kaluar, rreth 150,000 njerëz në Barcelonë marshuan për të kërkuar që qeveria spanjolle të lejojë më shumë refugjatë në vend.

Pak kohë më pas, “Turistët të shkojnë në shtëpi, refugjatët mirë se vijnë” filluan të shfaqen në muret e qytetit; së shpejti qyteti u përmbyt me protestuesit që marshonin prapa sloganeve “Barcelona nuk është për shitje” dhe “Ne nuk do të dëbohemi”.


Ajo që mediat spanjolle e quajtën turizëmofobia u shfaq në disa qytete evropiane verën e kaluar, me protesta dhe masa të marra në Venecia, Romë, Amsterdam, Firence, Berlin, Lisbonë, Palma de Mallorca dhe gjetkë në Evropë kundër invazionit të vizitorëve.

Por në kontrast me shumë, derisa Barcelona ishte “e ashpër” kundër turistëve, ajo ka bërë fushatë për të mirëpritur më shumë refugjatë.

Kjo ndodhi edhe dy javë më parë kur shpërtheu lajmi një anije shpëtimi që mbante 629 emigrantë u rrëzua në Mesdhe, kryebashkiaku Ada Colau ishte ndër të parët që u ofroi atyre në bord strehë të sigurt.

Siç raportojnë mediat, çështja ka të bëjë se turistët, me vërshimin e tyre ia kalojnë numrit të banorëve vendas, duke “pushtuar hapësirat publike”. /Telegrafi/