LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i ri i Napolit, Rudi Garcia ka tri kërkesa transferimesh për drejtuesit

Trajneri i ri i Napolit, Rudi Garcia ka tri kërkesa transferimesh për drejtuesit

Trajneri Rudi Garcia nuk dëshiron të ndahet me Victor Osimhen dhe Khvicha Kvaratskhelia, ndërsa thuhet se ka zgjedhur Giorgio Scalvini të Atalantas për të zëvendësuar Kim Min-jae, i cili pritet të largohet nga Napoli. 

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport, trajneri francez ka informuar tashmë presidentin Aurelio De Laurentiis se ai nuk dëshiron të shesë dy yjet, Osimhen dhe Kvara gjatë verës.

Kuptohet se Napoli nuk do ta shesë nigerianin për më pak se 150-160 milionë euro dhe do t’i ofrojë atij një zgjatje të kontratës në javët e ardhshme.


Zyrtare: Rudi Garcia merr drejtimin e Napolit
Lexo po ashtu Zyrtare: Rudi Garcia merr drejtimin e Napolit

Sipas Gazzetta dello Sport, Jonathan David, Lille është objektivi kryesor i Napolit nëse Osimhen largohet.

Nuk ka dyshime se reprezentuesi i Koresë së Jugut, Kim Min-jae do të largohet nga Stadio Diego Maradona në korrik, me Bayern Munich që shihet si favorit para Manchester Unitedit në garën për 26-vjeçarin.

Gazzetta pretendon se Scalvini i Atalantës është objektivi i preferuar i Garcias për të zëvendësuar Kim, edhe pse lojtarë si Kevin (Lens), Hiroki Ito (Stuttgart), Kou Itakura (Borussia Mönchengladbach) dhe David Hancko (Feyenoord) po monitorohen gjithashtu nga kampionët e Serie A.

Ndryshe, Garcia do të prezantohet nga Napoli në një konferencë për shtyp të hënën pasdite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori