LAJMI I FUNDIT:

Tetë klube shqiptare në garat evropiane: Shqipëria me katër, Kosova dhe Maqedonia e Veriut me nga dy

Tetë klube shqiptare në garat evropiane: Shqipëria me katër, Kosova dhe Maqedonia e Veriut me nga dy

Katër klube nga Shqipëria, dy nga Kosova dhe dy shqiptare nga Maqedonia e Veriut do të luajnë në Ligën e Kampionëve dhe një Ligën e Evropës.

Pjesëmarrja e klubeve shqiptare në garat evropiane vetëm sa po rritet, ndërsa suksesi i tyre po vazhdon të jetë çdo vite e më i madh.

Skënderbeu mbetet klubi që ka pasur sukses më shumë duke kaluar në fazën grupore të Ligës së Evropës.


Këtë vit është tetë numri i klubeve shqiptare që do të luajë në Evropë, shkruan Telegrafi.

Tri klube do të luajë në Ligën e Kampionëve, ndërsa pesë prej tyre në Ligën e Evropës.

Shqipëria me katër klube

Kampioni i Shqipërisë, Partizani, do të luajë në Ligën e Kampionëve. ‘Të kuqtë’ e fituan titullin pas 26 vitesh, duke e dominuar kampionatin nga fillimi deri në fund.

Në Ligën e Evropë pjesëmarrjen e kanë siguruar edhe Kukësi dhe Teuta.

Flamurtari do të përjashtohet, pasi ka shumë borxhe, e në vend të tyre mund të futet Tirana që ka finalen e Kupës ndaj Kukësit.

Kosova edhe këtë vit me dy

Këtë vit nga Kosova në Evropë do të luajnë Feronikeli dhe Prishtina.

‘Industrialistët’ që e fituan titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Ata ia mundësuan edhe Prishtinës që të luajë në Ligën e Evropës, pasi e kishin zënë vendin e dytë.

Nga viti i ardhshëm Kosova do të luajë më tri klube në Evropë.

Nga Maqedonia dy klube shqiptare

Shkëndija momentalisht duket klubi më i fortë shqiptar, si në aspektin sportiv ashtu edhe financiar.

Kampion të Maqedonisë më shumë meritë, duke e siguruar titullin disa javë para kohe.

Në anën tjetër Shkupi ka arritur ta marr një vend në Ligën e Evropës, duke e mundur Rabotnickin në ndeshjen finale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori