LAJMI I FUNDIT:

Të vlohet uji para pijes, pas vërshimeve turbullira në shumicën e resurseve

Të vlohet uji para pijes, pas vërshimeve turbullira në shumicën e resurseve
Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për shkak të vërshimeve dhe turbullirave në shumicën e resurseve ujore ka rekomanduar që të vlohet uji për pije.

Rekomandimi i IKSHPK-së që qytetarët ta vlojnë ujin para përdorimit është si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse.


Lexoni njoftimin:

Aktualisht, si rezultat i reshjeve të shtuara ditëve të fundit, prurjeve të mëdha nga zonat fushore dhe shkarkim i ujërave drenuese, në shumicën e resurse ujore si pasojë është vërejtur ngritje e vlerave të turbullirës.

Vlera të shtuara të turbullirës, më shumë se 100 NT, janë regjistruar në disa burime dhe si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat:

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë:  fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabrika në Shipolit- Mitrovice  dhe fabrika në Balice- Vushtrrisë

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini I Bardhe –Radavc dhe burimi Shkoze-Junik

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi  në Demjan dhe Gërqinë.

KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kacanik

Në mostrat e grumbulluara deri sot nga rajonet me të  reshuta të shtuara, analiza laboratorike fiziko-kimike rezultojnë me vlerë të ngritur të turbullirës e cila i tejkalon vlerat standarde të lejuara.

Mostrat për ekzaminim bakteriologjik deri më sot rezultojnë brenda standardeve të parapara.

Uji në rrjetet shpërndarëse nga këto sisteme për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë.

Rekomandohen konsumatorët që uji para përdorimit të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse

Ekipet tona në teren vazhdojnë me monitorim të rregullt.

Jemi në kontakt dhe bashkëveprim të vazhdueshëm me personelin përgjegjës në KRU-të  deri në stabilizimin e plotë të gjendjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori