LAJMI I FUNDIT:

A do të del në protesta OBRM-PDUKM-ja vendos sonte

A do të del në protesta OBRM-PDUKM-ja vendos sonte

Komiteti ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së do të mbajë sonte mbledhje ku do të diskutojë për zhvillimet më të fundit politike në vend dhe për hapat e mëtutejshëm të kësaj partie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Funksionarë të kësaj partie kanë paralajmëruar protesta të fuqishme, ndërkaq lideri Nikolla Gruevski ka deklaruar më herët se LSDM dhe BDI dëshirojnë të defaktorizojnë popullin maqedonas.

Përndryshe, OBRM-PDUKM-ja nuk arriti që të formojë qeverinë e re të vendit dhe mandatin e ktheu përsëri./Telegrafi/