LAJMI I FUNDIT:

Tajlanda mbledh mostra të lakuriqëve në përpjekje për ta zbuluar origjinën e coronavirusit

Tajlanda mbledh mostra të lakuriqëve në përpjekje për ta zbuluar origjinën e coronavirusit

Studiuesit në Tajlandë kanë filluar ‘kapjen’ e lakuriqëve nga shpellat e vendit të tyre, në përpjekje për t’i studiuar ata si dhe për ta hulumtuar origjinën e coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendimi vjen pasi deri më tani u potencua se origjina e coronavirusit rrjedh nga këto gjallesa.


Deri më tani gjetja më e ngushtë është gjetur në disa specie të tjera të lakuriqëve të cilët gjenden në provincën jug-perëndimore kineze të Yunnan.

Në Tajlandë gjenden 19 lloje të lakuriqëve – por asnjëra prej tyre këtyre specieve nuk pati rezultuar pozitiv me coronavirus.

Studiuesit u ngjitën në Parkun Kombëtar të Sai Yok, në provincën perëndimore të Kanchanaburi dhe ngritën rrjeta për 200 gjallesa.

Kështu, hulumtuesit nga Qendra Shkencore e Sëmundjeve Infektive në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, morën mostra të pështymës, gjakut dhe jashtëqitjes nga lakuriqët përpara se t’i lëshonin ata. /Telegrafi/